8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit, Jaço: Amnistia fiskale rrezik për pastrimin e parave! Drafti për taksat e reja kompleks, ka probleme

Klima e biznesit në Shqipëri nuk është e favorshme për bizneset e huaja. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço foli për 40 rekomandime të ndara në 8 kapituj që i kanë dhënë qeverisë për të përmirësuar situatën.

“Kërkojmë miratimin e një pakete anti korrupsion në Kuvend. Ne propozojmë miratimin e legjislacionit anti ryshfet. Vendet që kanë një klimë të mirë dhe korrupsion të vogël kanë edhe ligje të mira parandaluese dhe është shumë mirë që të bëhet. Standardet e anti ryshfetit janë të mirënjohura dhe e limitojnë, e kufizojnë, veprimtarinë korruptive. Kjo është vlera e këtyre propozimeve. Të ketë ulje të përqendrimit të tregut dhe rënie të monopolit në disa sektor”, tha Jaço.

Pas këtyre rekomandimeve, strategjia për prioritetet në lidhje me investimet, shikohet si më e rëndësishme.

“Duhet të strategji transparente në investime se kush janë prioritet. Ne mendojmë se duhet të ketë procedura të shkurtuara lidhur me investimet, lidhur me lejet e ndërtimit. Duhet të ketë iniciativa të qarta për investimet”, tha Jaço.

Për shkak të rrezikut të pastrimit të parave, Dhoma Amerikane është skeptike edhe për amnistinë fiskale.

“Problemi që kemi pasur ne, si parim kryesor, ka të bëjë me mundësinë që krijon për pastrimin e parave dhe evazion fiskal. Ky është një problem që e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE dhe Moneyval, atëherë edhe në do të ishim mbështetës. Problemi tjetër është ai i konkurrencës së pandershme”, tha Jaço.

Kritikat nuk munguan as për draftin e ri për tatimin mbi të ardhurat, që targeton taksimin e të vetë-punësuarve.

“Drafti për tatimin mbi të ardhurat nuk përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar. Nuk është në përputhje me formalizimin e ekonomisë. Disa pika janë në kundërshtim me fiskalizimin, dhe disa pika nuk janë në përputhje me konkurrueshmërisë. Është një draft shumë kompleks. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, e vështirë të bëjnë parashikim. Vendet më të mira ndryshojnë ligjin jo më shpesh se një herë në 4 vjet”, pohon Jaço.

Rekomandimet e tjera të dhëna, kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit të prokurimit publik, zbatimin e ligjit të konsultimit publik, krijimin e hapësirave për të rritur eksportet, kufizimi i pagesave cash dhe fuqizimi i ekonomisë digjitale, si dhe të investohet më shumë në kualifikimin e fuqisë punëtore. Nga këto rekomandime vetëm 33% prej tyre janë marrë aktualisht në konsideratë nga qeveria.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka folur edhe për rritjen e investimeve amerikane duke thënë se është organike. Ndër të tjera theksoi se Shqipëria është më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia për investimet për shkak të luftës në Ukrainë dhe indeksit të biznesit. 

"Dhoma amerikane e tregtisë do organizojë në shtator konferencën smart city, e cila do të prezantojë disa nga teknologjitë më të përparuara dhe për herë të parë do jenë prezente disa nga kompanitë amerikane më të mëdha në këtë fushë si Google, Amazon, Tesla që nuk janë shumë prezente në rajonin e Ballkanit. Do jenë prezent 20 kryetar të bashkive të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Indeksi i biznesit, po mundohemi ta standardizojmë që të jetë prezent në të gjitha vendet e rajonit. Kjo do na jepte mundësinë që ta krahasohemi në indikatorë të ndryshëm por edhe për të marrë praktikat më të mira. E fundit, kemi shënuar rritje të investimeve amerikane me 62 milionë në vitin që kaloi. Kjo është rritje organike e bërë me kontribut të investimeve të vogla, të cilat i konsiderojmë se do jenë të qëndrueshme. Jemi të qartë që janë shifra modeste. Edhe kjo na çon te klima e biznesit.

Nëse krahasohemi me RMV dhe Serbinë ne jemi poshtë në investime në Shqipëri. Ka dy faktor që po e bëjnë klimën më të rëndësishme. Faktorët e jashtëm me sfidat globale si lufta në Ukraine që ka përshpejtuar presionet e inflacionit, por ka ndërprerë kanalet e furnizimit por nga ana tjetër indeksi i biznesit ka pësuar rënie në 3-4 vitet e fundit. Indeksi është i rëndësishëm sepse mat klimën e biznesit, dhe kjo na shqetëson. Klimën e biznesit e ka Shqipëria ne dorë", tha Jaço.

Rekomandimet:
-Strukturë për tërheqjen e investimeve të huaja;
-Miratimi i paketës antikorrupsion
-Sistemi i riformatuar për prokurimet publike
-Aktivizimi i shoqërisë civile
-Sistemi tatimor të përputhet me standardet ndërkombëtare
-Të rishikohet drafti për tatimin mbi të ardhurat
-Krijimi i hapësirave për eksportet shqiptare
-Stimulimi i ekonomisë digjitale
-Të rritet aftësia profesionale për fuqinë punëtore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Aministia fiskale, PD: Ligji nuk ka lidhje me emgrantët që punojnë në të zezë! Është për të larë miliona eurot e Ramës dhe ministrave të tij

 

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka reaguar për ligjin e amnistisë fiskale duke thënë se e fut Shqipërinë në listën e zezë të këtyre vendeve. Nuk kanë munguar akuzat për Edi Ramën për të cilin thonë se ka synim larjen e qindra miliona eurove nga kryeministri dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publik.

"Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtësohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim: Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre.

Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëve tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para droge e krimi të bandave të lidhura me qeverinë, dhe që bëjnë ligjin në narkoshtetin e Edi Ramës.

 Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitorët e tij strategjikë, të privilegjuarit e tij.

 Si përfundim, PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që realizohet për botën e krimit qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista. Kjo amnisti shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të krimit në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anuluar menjëherë", tha Garo.

Ora 11:36
Rekomandimi për paketën anti-ryshfet, Jaço: Duhet të ketë efekt parandalues të akteve korruptive

 

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka folur për paketën anti-ryshfet që propozoi të miratohet në parlament duke thënë se do të ketë efekt për aktet korruptive.

"Nuk ka shkuar për aprovim në Parlament. Duhet të ketë një efekt parandalues të akteve korruptive. Efekti ka qenë prapaveprues. Vendet që kanë një klimë të mirë dhe korrupsion të vogël kanë edhe ligje të mira parandaluese dhe është shumë mirë që të bëhet. Standardet e anti ryshfetit janë të mirënjohura dhe e limitojnë, e kufizojnë, veprimtarinë korruptive. Kjo është vlera e këtyre propozimeve", tha Jaço.

Ora 11:20
Jaço: Nuk kam informacion që kompanitë amerikane kanë aplikuar për të qenë investitor strategjik! Arsyeja përse mungon përfaqësuesi i ambasadës amerikane

 

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka sqaruar se në dijeninë e tij nuk ka kompani amerikane që kanë aplikuar për investime strategjike.

"Në lidhje me investimet strategjike, jo në informacionin që unë kam, nuk kam informacion që kompani amerikane kanë aplikuar për të qenë investitor strategjik. Ndoshta ka, por unë nuk kam informacion të tillë.

Sa i përket mungesës së përfaqësuesit të ambasadës amerikane në konferencë, Jaço tha se është në proces transferimi. Ndër të tjera shtoi se kanë marrëdhënie shumë të mira me ambasadën amerikane.

"Përfaqësuesi i ambasadës amerikane për ekonominë është në proces transferimi. Janë në dijeni të klimës së investimeve, kemi marrëdhënie të mira. Nuk është 3 vjet, por axhenda e investimeve është bërë publike në qershor të vitit 2020, pra ka rreth 2 vjet", tha Jaço.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka hapur një proces që ka nisur në fillim të këtij viti. Megjithatë pritshmëritë tona kanë qenë që procesi të ecë më shpejt", tha Jaço.

Ora 11:14
Projektligji për Amnisti fiskale, Jaço: Kemi të njëjtat shqetësime, hapësirë për pastrim parash dhe evazion fiskal

 

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka të njëjtat shqetësime për draftin e projektligjit për amnistinë fiskale. Sipas tyre në plan të parë drafti i ri nuk i ka dhënë përgjigje shqetësimeve që projekti lë hapësira për evazion fiskal dhe pastrim parash.

“Ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultimin publik. Ne duam pak më tepër kohë për ta analizuar plotësisht. Megjithatë opinioni i tanishëm është që ndryshimet nuk janë esensiale nga drafti i mëparshëm. Problemi që kemi pasur ne, si parim kryesor, ka të bëjë me mundësinë që krijon për pastrimin e parave dhe evazion fiskal. Ky është një problem që e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE dhe Moneyval, atëherë edhe në do të ishim mbështetës. Shqetësimet tona vijojnë të jenë si më parë në lidhje me këtë ligj. Problemi tjetër është ai i konkurrencës së pandershme”, tha kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Ora 11:09
Nga miratimi i paketës anti-ryshfet te standardet e prokurimit publik dhe drafti i tatimit mbi të ardhurat! 8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit

 

 Enio Jaço ka dhënë 8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.

"Deri tani adresimi i problemeve dhe rekomandimeve të dhëna ka qenë i ngadaltë. Nëse do realizoheshin 75% e rekomandimeve, do jepte mundësinë e një klime biznesi të favorshme, por kemi vetëm 33% të rekomandimeve të plotësuara. Ne kemi dhënë 40 rekomandime të rëndësishme.

Së pari strukturë për të tërhequr investime të huaja, kush tërheq investime të huaja ka benefite të mëdha në ekonomi. Investimet sjellin të ardhura, punësim, investim në teknologji. Duhet të strategji transparente në investime se kush janë prioritet. Ne mendojmë se duhet të ketë procedura të shkurtuara lidhur me investimet, lidhur me lejet e ndërtimit. Shembulli më i mirë është Maqedonia e Veriut dhe Serbia që janë të përqendruar në procedura të thjeshta dhe të shkurtra. E kundërta ndodh në Shqipëri. Duhet të ketë iniciativa të qarta për investimet. Të ketë ulje të përqendrimit të tregut dhe rënie të monopolit në disa sektor.

Së dyti kërkojmë miratimin e një pakete anti korrupsion në Kuvend. Kjo ka qëllim parandalimin e korrupsionit edhe është komplementare nga organet ligjvënëse. Ne propozojmë miratimin e legjislacionit anti ryshfet. I lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi. Me eliminimin në maksimum të rasteve përjashtimore, ne mendojmë që në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë se kemi pasur raste të dukshme të shkeljeve. Kërkojmë një sistem të riformatuar të prokurimet publike. Duhet të ketë sa më pak raste përjashtimore që anashkalojnë procedurat standarde të prokurimit publik.

Duhet aktivizim i shoqërisë civile. Ne kemi ndoshta një nga ligjet më të mira të të konsultimit publik por problemi është që nuk zbatohet në mënyrën e duhur. Ne rekomandojmë numër instrumentash që ka për qëllim zbatimin e duhur të ligjit. Sa më mirë të funksionojë, aq më shumë rritet besimi i publikut.

Së pesti sistemi tatimor duhet të përputhet me standardet ndërkombëtare. Sistemi tatimor është i rëndësishëm për bizneset. Parimet tona janë standardet e kontabilitetit. Duhet të jetë i parashikueshëm që do të thotë se bizneset kanë nevojë të bëjnë planifikimin e tyre. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, e vështirë të bëjnë parashikim. Vendet më të mira ndryshojnë ligjin jo më shpesh se një herë në 4 vjet.

Drafti për tatimin mbi të ardhurat nuk përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar. Nuk është në përputhje me formalizimin e ekonomisë. Disa pika janë në kundërshtim me fiskalizimin, dhe disa pika nuk janë në përputhje me konkurrueshmërisë. Është një draft shumë kompleks.

E gjashta, e 7 dhe e 8 janë stimuluese për ekonominë. Së 6 kanë të bëjnë me krijimin e hapësirave për eksportet shqiptare. Ka akoma më shumë mundësi për ti zgjeruar më tej eksportet dhe diaspora mund të luaj nje rol tepër të rëndësishëm. 

Së 7 duhet më shumë vëmendje tek ekonominë digjitale për ta stimuluar më tej atë. E para është nënshkrimi elektronik që duhet te përdoret në masë. Duhet të punohet me shumë për të luftuar pastrimin e parave. Shqipëria prej vitesh në listën gri të Moneyval.

Së 8 duhet të rritet aftësia profesionale për fuqinë punëtore. Është një problem global por që duhet të zgjidhet. Duhet bashkëpunim i sektorit publik e privat për të ndaluar largimet nga vendi", tha Jaço.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!