Kreu i GJKKO Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë

Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni ditën e sotme është përballur me seancën e parë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas gjetjeve të ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj. Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Rivlerësimi i Simonit do të bëhet nga trupa gjykuese e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në këtë në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004.

Dy muaj më parë, në tetor të 2019, Sandër Simoni kryesoi trupin gjykues tek Krimet e Rënda, i cili dënoi gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion. Ndërkaq, në gusht të vitit 2019, Simoni mbylli në burg Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Simoni ka marrë pjesë edhe në procesin e ndëshkimit të një grupi të akuzuar nga Prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra, një organizatë e klasifikuar si terroriste nga ana e OKB-së. Sa i takon pasurisë, Simoni deklaron vetëm pagën e tij si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike.

Gjetjet e relatimit të KPK:

KPK kreu një hetim të pavarur për pasuritë e deklaruara. Ap 116.2 metra katrorë në Tiranë. Vlera 6 mln e 5 mijë lekë. Burimi është deklaruar një kredi dhe kursime dhe të ardhurat nga pagat. Gjatë hetimit Komisioni ngriti dyshime për çmimin real të këtij apartamenti duke kërkuar nga shoqëria që e ka shitur kontrata të tjera të ngjashme, ku ka rezultuar se ky apartament është shitur me çmim më të ulët nga tregu. KPK ka konstatuar se përputhet deklarimi me dokumentacionin për këtë pasuri. Nuk është konstatuar konflikt interesi me shoqërinë dhe administratorin e kësaj shoqërie. Subjekti ka përfituar kredinë në kushte normale dhe ka pasur mundësi pagimi për këtë apartament.

Automjet në proces çregjistrimi pasi ka deklaruar se e ka humbur pronësinë që në vitin 2003. Ky mjet është hequr nga qarkullimi në 2007, i blerë për 0.5 mln lekë në fund të vitit 2002. KPK konstaton se ka pasaktësi në deklarim për çmimin e mjetit.

Shpenzime për mobilim apartamenti dhe shpenzime për dasmën në vitin 2007. Nga analiza financiare, bashkëshortja dhe gjyqtari rezultojnë me bilanc pozitiv për të kryer shpenzimet në këtë vit. Në përfundim Komisioni del në konkluzionin se gjyqtari ka pasur burime financiare për mobilimin ap dhe dasmës.

Makinë "Ford" e blerë në vitin 2010 për 200 mijë lekë dhe shitur në 2015 për 200 mijë lekë. Komisioni nuk ka konstatuar problematik për këtë pasuri. Huadhënie te vëllai në vlerën 1 milion e 4 mijë lekë. Nga analiza financiare, subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë dalë me bilanc pozitiv duke pasur mundësi për krijimin e kësaj shume dhe për tija dhënë hua vëllait të tij në vitin 2014.

Bashkëshortja e subjektit ka dhënë hua vëllait të saj në vlerën 2 mijë e 500 euro. Nga analiza ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshortja kanë pasur mundësi për krijimin e kësaj shume. Bashkëshortja e subjektit ka dhënë hua 30 mijë euro kunatit të saj me qëllim blerjen e një apartamenti dhe garazhin. Është hetuar për këtë apartamenet dhe pasurinë e vëllait, shpjegimet e dhëna nga subjekti do të merren parasysh në marrjen e vendimit.

Makinë e bashkëshortes blerë në vitin 2015 për 300 mijë lekë. Burim është deklaruar shitja e një tjetër makine dhe kursimet nga paga. Komisioni nuk konstatoi ndonjë problematik për këtë pasuri. Blerje makinë 'mercedes' në 2009 për 840 mijë lekë, burim kursimet e tërhequra nga banka dhe kursimet familjare. Gjithashtu është deklaruar se në 2014 është shitur për 500 mijë lekë. Sipas hetimit rezulton se shitësi ia ka shitur bashkëshortes me lirë se sa ka shpenzuar për të. Komisioni i ka kërkuar shpjegime subjektit për këtë konstatim. KPK ka konstatuar se përputhet dokumentacioni me deklarimin për këtë pasuri. Gjithashtu kanë rezultuar me bilanc pozitiv.

Bashkëshortja ka marrë një kredi 10 mijë euro me kushte favorizuese dhe është shlyer në vitin 2014. Nga analiza rezulton se kanë pasur mundësi për shlyerjen e kësaj kredie.  Objekt i marrë me qira në vitin 2015 deri në 2020 dhe nuk është konstatuar asnjë problematik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • x...: 14/01/2020 20:09

    Garda e vjeter e gjyqtareve duhet te zevendesohet me gjyqtar te rij

    Përgjigju
  • Uaaau: 14/01/2020 16:28

    Sa vite ka kryetar ky?

    Përgjigju
  • conia: 14/01/2020 16:02

    na thoni 1 gjyqkar qe ILDKPI se ka nxjerre te paster...

    Përgjigju
  • petrit: 14/01/2020 15:51

    Shyqyr qe po del nje gjyqtar qe eshte perpjekur te krijoje pasurine me drejtesi.Kjo tregon qe ka shprese qe ky vend mund te behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille