Kreu i Gjykatës Tiranë, kushëri i
kryeministrit e asistent i Argitës

Kreu i Gjykatës Tiranë, kushëri i<br />kryeministrit e asistent i Argitës
TIRANE - Shqiptarja.com publikon sot CV-në e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku dy ditë më parë u mor vendimi për lirimin e ish komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës në demonstratën e  21 janarit 2011

Fatri Islamaj është kushëriri i kryeministrit dhe asistent i vajzës së tij Argita Malltezi.

Pas disa muajsh si kryetar i komanduar i gjykatës së faktit në Tiranë gjyqtari 33-vjeçar Fatri Islamaj u zgjodh nga KLD-ja në mbledhjen e 18 janarit 2013, si kryetar i Gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit, duke zëvendësuar ish-kryetarin Artan Zeneli, që u zgjodh anëtar i KLD-së.

Sipas motivit, vendimmarrja e Këshillit u bazua në vlerësimin e punës dhe integritetin e lartë të gjyqtarit Islamaj, por edhe në ndryshimet pozitive të konstatuara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës kohore që Islamaj ushtroi funksionin e kryetarit në detyrë. Islamaj ishte diplomuar në 2006, në shkollën e magjistraturës si gjyqtar dhe me dekret të ish-presidentit Moisiu shkoi gjyqtar në Gjykatën e Fierit.

Familja e Islamajt është me origjinë dhe fshati Tropojë e Vjetër, në Tropojë dhe ka lidhje gjaku me familjen e kryeministrit Sali Berisha, si kushërinj të largët.

Përveç detyrës së gjyqtarit ai është edhe asistenti i vajzës së kryeministrit, Argita Berisha Malltezi që jep mësim si pedagoge e lëndës “E drejtë Tregtare” në fakultetin Juridik të Tiranës. Vëllai i kryegjyqtarit të Tiranës, është 39-vjeçari Fatbardh Islamaj, i diplomuar në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës në vitin 1999. Islamaj u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, më 17 janar 2013, në vend të Sahit Dollapit që u bë administrator shtetëror I CEZ Shpërndarje.

Më parë ai mbante postin e Drejtorit të Ndriçimit Publik pranë Ndërmarrjes së Punëtorëve, Nr.2, Bashkia Tranë, drejtues projektesh dhe administrator në disa kompani private me seli në Zvicër.

Shkrimi u publika sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 9 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë