Foto ilustruese e shpërndarë nga Balla në Facebook
Pretenca e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, që kërkon nga 45 vite burg për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po shihet nga shumë aktorë politikë në Tiranë si një përpjekje për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e luftës çlirimtare dhe për të barazuar viktimën me agresorin.
Në këtë linjë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, i cili e cilësoi zhvillimin në Hagë si një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës.
“Pretenca e sotme në Hagë kundër komandantëve të UÇK është e turpshme dhe një batërdi e tmerrshme kundër pastërtisë së luftës çlirimtare. Qëndresa paqësore e popullit të Kosovës, beteja e drejtë për liri e UÇK dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, qenkan zeruar duke i lenë vendin trillimeve. Ajo pretencë sot është një alarm ndaj të cilit duhet të reagojmë dhe të mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e Kosovës”, thuhet në reagimin e tij në Facebook

Postimi i Taulant Ballës në Facebook
Lajmi kryesor:
'Specialja' në Hagë kërkoi 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t që nxori sot ajo prokurori në zemër të Europës









