Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të marrë peng drejtësinë për të mos arrestuar Belinda Ballukun.
Komentet Meta i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se Rama po kërkon të ndryshojë ligjet, pas dështimit të kontrollit mbi SPAK-un.
Meta po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen, pasi sipas tij, kryeministri Rama është armiku më i madh i drejtësisë dhe integrimit europian të vendit.
Kujtojmë se Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, pas arrestimit me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Metës akuza për korrupsion dhe fshehje pasurie.
Reagimi i Metës:
??????????? ????̈???????? ???? ?????? ? ??????̈????̈
Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh.
Sot rrëmbyesi i Reformës në Drejtësi, që nga zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku në datë 18 dhjetor 2017 (me 69 vota nga 84 vota që sanksiononte Kushtetua e miratuar me 140 vota), që nga minimet që i bënte Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke e lënë Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, që nga shpikja e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që e mori përgjigjen në mitingun historik të 2 Marsit, që nga kapja e vettingut që e kontrolloi bashkë me Agaçin duke përjashtuar prokurorët e "Dosjes 184" të Dibrës, sot vendosi të kapë prapë drejtësinë.
Por tani, përmes ndryshimit të ligjeve në mënyrë të njëanshme, pas dështimit të kontrollit punëtor-fshatar (parlamentar) të SPAK-ut.
Po ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian.
E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?
Prapë të njëjtën gjë po bën. Atëherë i mashtronte shqiptarët edhe me McGonigalët dhe Mogerinët e tij, por edhe me larvat pseudo-opozitare.
Tani ka ardhur dita "O Sot, O Kurrë!" për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t'i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian prej tij, që e nisi që me kushtin e Kryetarit të Qarkut të Fierit, që në vitin 2012.
Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin, që ka tmerr nga drejtësia dhe nga vota e popullit.
Çdo gjë që nuk e ble dot, e llahtaris recidivistin, ndaj popullin dhe zemërimin popullor ai e ka frikë pa fund.
Lajmi kryesor:
PD: Heqje imunitetit dhe prangat Ballukut, mos pengoni drejtësinë! Rama po bën manovra politike për ta mbrojtur












