Kreu i grupit 'Wanger': Nuk jam pjesë e rrethit të brendshëm të Putin! Fjalët për njohjen tonë janë thashetheme

Kreu i grupit 'Wanger': Nuk jam pjesë e rrethit të brendshëm të Putin! Fjalët për njohjen tonë janë thashetheme

Themeluesi i grupit 'Wagner' Yevgeny Prigozhin tha se ai nuk ishte pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me Kremlinin. Këtë Prigozhin e deklaroi në një agjenci ruse.

"Historitë për njohjen time me presidentin Putin janë shumë, shumë të ekzagjeruara. Sigurisht që kam komunikuar me të, por thashethemet për njohjen tonë janë vetëm “thashetheme", shpjegoi ai që dikur quhej "kuzhinieri i Putinit". 

Sipas themeluesit të Wanger, presidenti rus ka shumë të ngjarë të ketë vizituar restorantet e tij në Shën Petersburg kur Putin ishte nënkryetar i bashkisë. 

Në atë kohë, "Unë nuk kisha asnjë interes të flisja me të," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se ai u takua me Putinin për herë të parë kur ishte president dhe arriti në përfundimin se ai nuk kishte mundësi ta takonte sa herë të donte.


Lajmi kryesor:

Putin fillon goditje ndaj aseteve të njerëzve nga vendet armiqësore! Lavrov në OKB: Askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm