Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se Moska do të marrë nën administrim pasuritë e njerëzve nga vendet armiqësore. Ai tha se ky është një veprim kundër vendeve perëndimore që kanë sanksionuar oligarkët rusë. Dekreti flet për "nevojën për të miratuar masa urgjente" në përgjigje të veprimeve të paligjshme të SHBA dhe vendeve të tjera për të privuar ose kufizuar të drejtat pronësore të Rusisë, kompanive të saj dhe qytetarëve të saj. Në atë rast, do të vendoset një administrim i përkohshëm për pronat dhe asetet e njerëzve nga vendet armiqësore në Rusi.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov teksa foli me gazetarë në OKB tha se askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore, por shtoi se ka edhe shtete që duken gati për ta nisur.
Ish-presidenti rus, njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev ka kërcënuar se Rusia është gati të përdorë armët bërthamore nëse do të jetë nevojshme. Ai tha se është me mirë një 'ndarje paqësore' e Ukrainës nga Polonia dhe vendet e tjera se sa anëtarësimi i Kievit në NATO ose një luftë botërore.
"Kundërshtarët e Rusisë nuk duhet të nënvlerësojnë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Moska, e cila nuk do të hezitojë nëse është e nevojshme. Rusia po lufton në Ukrainë "me të gjithë NATO-n" dhe "gjithçka duhet bërë për fitore", tha Medvedev.
Nga ana tjetër, Kievi raportoi se ka bombarduar qendrën e qytetit të Kupyansk në rajonin e Kharkiv me raketa S-300. Kievi tha se ata kanë goditur një muze dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë ndërsa 10 të tjerë u plagosën.
Perëndimi vijon mbështetjen për Ukrainën, teksa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi një ndihmë shtesë prej 1.5 miliardë eurosh.
Një ditë më parë, mbledhja e këshillit të Sigurimit në OKB, nën presidencën e Moskës u shoqërua me debate të forta. Ministri i jashtëm Rus akuzoi Perëndimin për armiqësi dhe mbrojti luftën. Kundërpërgjigja erdhi nga Antonio Guterres i cili ha se pushtimi rus po mbjell shkatërrim dhe se tensionet janë në pikën më të lartë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që vendos një kontroll të përkohshëm administrativ nga autoritetet e Moskës mbi pasuritë e njerëzve nga vendet armiqësore në përgjigje të sekuestrimit ose kufizimit të të drejtave të pronave ruse jashtë vendit.
Dekreti flet për "nevojën për të miratuar masa urgjente" në përgjigje të veprimeve të paligjshme të SHBA dhe vendeve të tjera për të privuar ose kufizuar të drejtat pronësore të Rusisë, kompanive të saj dhe qytetarëve të saj. Në atë rast, do të vendoset një administrim i përkohshëm për pronat dhe asetet e njerëzve nga vendet armiqësore në Rusi.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov teksa foli me gazetarë në OKB tha se askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore, por shtoi se ka edhe shtete që duken gati për ta nisur.
"Askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore, por duket se dikush është gati ta kalojë atë. Edhe pse kur bëhet fjalë për luftën e tretë botërore, të gjithë drejtojnë menjëherë gishtin nga Rusia”, u shpreh Lavrovi.
Themeluesi i grupit 'Wagner' Yevgeny Prigozhin tha se ai nuk ishte pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me Kremlinin. Këtë Prigozhin e deklaroi në një agjenci ruse.
"Historitë për njohjen time me presidentin Putin janë shumë, shumë të ekzagjeruara. Sigurisht që kam komunikuar me të, por thashethemet për njohjen tonë janë vetëm “thashetheme", shpjegoi ai që dikur quhej "kuzhinieri i Putinit".
Sipas themeluesit të Wanger, presidenti rus ka shumë të ngjarë të ketë vizituar restorantet e tij në Shën Petersburg kur Putin ishte nënkryetar i bashkisë.
Në atë kohë, "Unë nuk kisha asnjë interes të flisja me të," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se ai u takua me Putinin për herë të parë kur ishte president dhe arriti në përfundimin se ai nuk kishte mundësi ta takonte sa herë të donte.
Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev ka reaguar pas lajmit se Joe Biden do të rikandidojë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u shpreh i asshpër duke e përkufizuar Bidenin si “një gjysh i dëshpërtuar”.
"Sikur të isha në vendin e ushtrisë amerikane, unë do të krijoja menjëherë një çantë false me kode të rreme bërthamore në rast se fiton, për të shmangur pasoja të pariparueshme"- u shpreh Medvedev.
"Sot i siguruam Ukrainës një shtesë prej 1.5 miliardë eurosh si pjesë e paketës sonë vjetore të ndihmës makro-financiare. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën t'i rezistojë agresionit nga Rusia, të mbajë institucionet dhe infrastrukturën e saj funksionale dhe të udhëheqim reformat vendimtare". Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në një postim në Twitter.
Moska goditi të martën me raketë muzeun historik të qytetit Kupiansk. Si pasojë një prej punonjësve të objektit u vra dhe 10 të tjerë u plagosën. Ky zhvillim shihet si pjesë e një serie sulmesh të pamëshirshme ndërsa Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë këtë pranverë.
Kievi tha se ushtria ruse përdori raketa S-300 për të sulmuar qytetin, që ndodhet në rajonin e Kharkivit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy postoi një video në median sociale ku shfaqej ndërtesa e rrënuar në qendër të qytetit.
"Vendi terrorist po bën gjithçka për të shkatërruar plotësisht historinë kulturën dhe popullin tonë”, tha zoti Zelenskyy duke shtuar se vrasja e ukrainasve nga Moska, po kryhet me metoda tejet barbare.
"Një 'ndarje paqësore' e Ukrainës nga Polonia dhe vendet e tjera është më e mirë se sa anëtarësimi i Kievit në NATO ose një luftë botërore." Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev
“Më mirë një ndarje paqësore sesa Ukraina në NATO ose një luftë botërore", tha ai, "lakmia dhe inati, urrejtja dhe ambicia janë shpesh më të forta se arsyeja dhe arsyeja e shëndoshë. Polonia dhe, le ta pranojmë, Hungaria dhe Rumania kanë ëndërruar të pushtojnë rajonet perëndimore të Ukrainës për dekada”.
Kundërshtarët e Rusisë "nuk duhet të nënvlerësojnë" mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Moska, e cila "nuk do të hezitojë" nëse është e nevojshme. Kështu deklaroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Rusia, shtoi Medvedev, po lufton në Ukrainë "me të gjithë NATO-n" dhe "gjithçka duhet bërë për fitore".
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, nxiti mundësinë e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së.
Vladimir Yermakov, kreu i ministrisë së jashtme për mospërhapjen bërthamore, i tha agjencisë shtetërore ruse se Uashingtoni po përshkallëzon rreziqet përmes sjelljes së tij me Moskën.
Ai tha se nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin kursin e tyre aktual të konfrontimit me Rusinë, me aksionet që përshkallëzohen vazhdimisht në prag të rrëshqitjes në konflikt të drejtpërdrejtë të armatosur, atëherë traktatit të armëve bërthamore mund të përfundojë shpejt.
SHBA i tha Rusisë në mars se do të pushojë së shkëmbyeri disa të dhëna për forcat e saj bërthamore pas refuzimit të Moskës për ta bërë këtë.
Ministri Yermakov nuk ishte specifik në lidhje me kërcënimet e SHBA -së por tha se kërcënimi më i mprehtë sot lidhet me rrezikun e përshkallëzimit bërthamor si rezultat i një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore.
Forcat ruse kanë kryer një valë sulmesh në Bahmut, por asnjëra palë nuk ka arritur të bëjë përparim kritik.
Beteja për kontrollin rajonit lindor ukrainas, po vazhdon prej disa muajsh.
Forcat ruse kanë kryer 62 sulme ajrore dhe gjashtë sulme me raketa kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objektivëve civilë, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Mbrojtësit ukrainas po ashtu kanë zmbrapsur 43 sulme ruse në Bahmut dhe Marijinka, tha ushtria ukrainase.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar i përshkroi luftimet në Bahmut si një proces i vazhdueshëm dinamik.
Deklaratat e Malyar vijnë një ditë pasi komandantët ukrainas hodhën poshtë pretendimet ruse se mercenarët e Grupit Wagner kontrollojnë pothuajse të gjithë qytetin e Bahmutit.