Kreu i ISHP: Në Shqipëri 9% e
popullsisë e prekur nga Hepatiti B

Kreu i ISHP: Në Shqipëri 9% e<br />popullsisë e prekur nga Hepatiti B
TIRANE- Rreth 9 % e popullsisë në Shqipëri janë të prekur nga hepatiti hepatiti B. Këtë deklaroj kreu i Institutit të Shëndetit Publik Arjan Bregu në ditën botërore të luftës kundër hepatitit.
 
Sipas kreut të ISHP-së forma më e mirë për të luftuar ketë sëmundje vdekjeprurëse, e cila shkakton rreth 1.4 mln vdekje në vit në të gjithë botën është vaksinimi i hershëm që foshnjë.
 
Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje gjithë popullatës të bëj testin e hapatitit për të ulur rrezikun e infektimit nga hepatiti.
 
Hepatit B është një sëmundje virale infektive që prek një masë të madhe të njerëzve. Aktualisht sot në botë numërohen rreth 450 milion njerëz që janë të prekur nga forma të ndryshme të hepatitit B , dhe rreth 150 milionë të tjerë që janë të prekur nga format e hepatit C.
 
Mendoni përsëri në lidhje me këtë “vrasës të heshtur” është slogani i ditës botërore kundër Hepatitit për vitin 2014.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024