/ATSH/.- Embargo që Rusia i ka bërë prodhimeve bujqësore shqiptare nuk e dëmton aspak bujqësinë e Shqipërisë, pasi niveli i eksporteve shqiptare drejt Rusisë nuk është më i rëndësishëm se me vendet e tjera të rajonit, u shpreh në një intervistë për KosovaPress Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.
Ai theksoi se "Shqipëria nuk synon Rusinë, por synon vendet e rajonit dhe vendet e BE për të bërë tregti dhe si një treg i vogël që është nuk mund të plotësojë nevojat e Rusisë". Ferizaj i hedh poshtë pretendimet e Rusisë se janë bërë falsifikime të produkteve shqiptare, këtu në vend, ai sqaron se falsifikimi ka ndodhur në vende të tjera, por e vërteta është se Rusisë nuk i intereson tregu i vogël shqiptar, ndaj dhe këto janë justifikime.
"Nuk është e vërtetë dhe nëse do të ishte diçka e tillë nuk mban përgjegjësi shteti ynë për vetë faktin se nuk është gjetur në mallrat që janë eksportuar nga Shqipëria, por është gjetur nga një shtet tjetër i cili mban përgjegjësinë e tij individuale, shtetërore etj, sipas rregullave tregtare. Ne nuk jemi shtet prodhues potencial, potencialisht për Rusinë, pasi Rusia është një treg gjigand shumë i madh. Për Shqipërinë nuk ka pasur interes ta shfaqte një gjë të tillë, sepse ne para një viti apo dy vjetësh kemi çuar vetëm 1 mijë ton", tha Enver Ferizaj, kreu i KASH-it në Shqipëri.
Më tej, Ferizaj thekson se tregu shqiptar është i vogël dhe duhet të synojë vendet e rajonit, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi, e madje edhe Serbinë, me të cilën edhe pse marrëdhëniet politike nuk janë fort të mira, ato ekonomike janë në rritje dhe në interes të të dyja palëve. "Destinacioni më i mirë tregtar që ne po synojmë janë vendet e rajonit, që janë më kryesoret dhe më dominueset dhe me të cilat kemi qenë me kohë dhe nuk është se kjo po zbulohet sot një gjë e tillë. Për mua tregu më i mirë është me Kosovën, por të rregullojmë marrëdhëniet me kufij të hapur, që i kemi kërkuar, kjo u diksutua, u dha, u reklamua, janë hequr nuk janë hequr, por janë shtuar doganat. Kemi vende të BE-së; kemi Serbinë është treg shumë i madh, shumë kërkues ndaj Shqipërisë, edhe atje po hiqen komplekset ndaj prodhimeve shqiptare, pasi ato janë prodhime kualitative, janë të shëndetshme; natyrore, janë pa kontaminime të ndryshme. Është një treg potencial për Shqipërinë, nuk është një treg i vogël", tha më tej Ferizaj.
/Shqiptarja.com