TIRANË - Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu tha në Kuvend se gjatë vitit 2024 janë kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes. Këto auditime, theksoi ai, janë kryer në 205 subjekte, 97 prej të cilave njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore ndërsa janë 13 institucione të pavarua.
Për këto auditime, janë dhënë 194 opinione, shoqëruar me 4378 rekomandime dhe masa organizative e administrative. Shehu theksoi gjithashtu se niveli i pranueshmërisë të këtyre rekomandimeve ka arritur në masën 90%, nga të cilat 70% janë pranuar plotësisht, pjesërisht ose në proces. Sipas tij, gjatë 2024, kanë bërë 13 kallëzime penale, që përfshijnë rastet kur auditimi ka konstatuar veprime apo mosveprime në shkelje të ligjit. Po ashtu, kanë vënë në dispozicion të Prokurorive edhe 35 materiale për hetime.
“Gjatë 2024, kemi kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes. Sipas llojit, 45 auditime janë financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë.”, tha Shehu.
Duke u ndalur te prokurimet publike, ai theksoi se ka pasur shkelje në vlerësimin e projekteve, parregullsi në kontrata, kufizim të konkurrencës si dhe mungesë të kontrollit të brendshëm. Në kontratat koncesionare, shtoi Shehu, ka pasur mangësi në respektimin e kritereve financiare dhe pagesa për shërbime të pakryera ose pjesërisht, përfshirë raste me tejkalim të buxhetit në sektorin e shëndetësisë.
“Në një pjesë të kontrolleve të institucioneve të audituara, janë evidentuar problematika në regjistrimin e plotë të pasurive të paluajsthme dhe përgatitjen e dokumentacionit pronësor. Procedura e marrjes në dorëzim dhe klasifikimi i pronave publike vazhdojnë të përbëjnë rrezik për tjetërsimin e tyre dhe në detyrimet të papaguara dhe debitorë janë konstatuar diferenca mes shifrave të regjistruara dhe asaj reale dhe pasaktësi në llogaritjen e kamatvonesave. Problematikat në prokurime përfshijnë planifikim jo të harmonizuar me nevojat reale dhe fondet e disponueshme, kufizim të konkurrencës, pa rregulli në kontrata dhe mungesë të kontrollit të brendshëm.”, tha ai.
Shehu konfirmoi se janë në proces auditimi edhe për Bankers Petroleum, rrugën Thumanë-Kashar dhe anijet energjetike në Vlorë. I pyetur se përse vazhdon pagesa për kontratat PPP të Check up Sterilizimit dhe dializës, ku vetë KLSH ka evidentuar pagesa të tepërta për raste që nuk janë kryer, ai tha:
"Duke pasur parasysh vëmendjen e cila është drejtuar institucionit nga deputeti Erion Brace për një vëmendje të veçantë të këtyre koncesioneve në tërësi, KLSH mbas një analize të këtyre ditëve, ka vendosur kryerjen e veprimeve në mënyrë të veçantë për të plotësuar kërkesat. Për veprimet tona audituese do t’ju vendosim në dijeni."
Për auditimet në dogana dhe të administrimit të të ardhurave tatimore kanë nxjerrë në pah mangësi në klasifikimin tatimor, vlerësimin doganor dhe penalitete të paaplikuara. Në sektorin e shëndetësisë, ai tha se janë evidentuar shumë mangësi në administrimin e pajisejeve dhe personelit mjekësor. Theksoi gjithashtu se sfidë mbeten edhe ndryshimet klimatike, ku përpjekjet institucionale mbeten të kufizuara.
“Në sektorin e shëndetësisë, auditimet evidentuan mangësi në administrimin e pajisjeve edhe personelit mjekësor duke krijuar varësi nga shërbimet e jashtme dhe rritje të kostove. Shpërndarja e tyre nuk është në përputhje me nevojat reale të popullsisë, ndërsa përkujdesja ndaj pacientëvee rezulton e pamjaftueshme. Në fushën e mjedisit, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe spitalore paraqet problematika të ndjeshme, ku mungesa e infrastrukturës së duhur dhe praktikave të sigurta rrezikon shëndetin publik dhe ndikon negativisht në mjedis", shtoi ai.
Opozita kritikoi mungesën e ministrave për llogaridhënien, ndërsa kërkoi auditim nga KLSH të kontratave koncesionare. Kritika pati edhe nga radhët e socialistëve. Deputeti Erion Braçe tha se Fondi i Sigurimeve të Kujdesit shëndetësor duhet të shkrihet, dhe se Bankersit duhet t’i bëhet auditim 25-vjeçar.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, lidhur me progres-raportin e BE-së për Shqipërinë.
Nga Kuvendi Tabaku, tha se progres-raporti nuk ishte aq pozitiv sa ka thënë mazhoranca. Deputetja ka renditur disa çështje duke i lexuar nga progres-raporti gjatë fjalës së saj në Kuvend.
“Nuk na heq dot të drejtën ne si opozitë për të lexuar raportin ashtu siç ishte. E zeza mbi të bardhë. Së pari, progres-raporti thotë se zgjedhjet nuk fitohen me ide, por me pushtet, dhe këtë nuk e thotë opozita, por një pjesë e konsiderueshme e raportit që e konsideron votën jo të lirë. Shqipëria zhvilloi zgjedhje të mira, por jo të ndershme. Së dyti, për integrimin nuk mjaftojnë premtimet, por çdo reformë të jetë e besueshme dhe të zbatohet. Nuk ka nevojë për propagandë. Kuvendi nuk ka kontroll mbi qeverinë, thuhet në progres-raport. E për më tepër, për administratën publike, progres-raporti flet për një administratë publike të politizuar dhe të anshme,” – tha Tabaku.
Deputeti Blendi Himçi në parlament tha se kandidatit të pavarur të Cërrikut, i cili mbështetet nga Partia Demokratike, i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, ku dhe është i punësuar. Shkak për këtë thotë Himçi, është bërë angazhimi i tij për të kandiduar për kryetar bashkie.
Himçi: Një vendim nga drejtoria e shërbimit social shtetëror, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës për kandidatin e pavarur për kryetar bashkie të Cerrikut zotin Amarildo Hoxha, ka ndërprerë marrëdhëniet e punës. Ndërkohë që ai është në fushë dhe ndërpritet marrëdhënie për ta bërë formë presioni. Nuk ka model më të keq se gjatë fushatës të ndërpritet marrëdhëniet e punës të kandidatit, vetëm se po konkurron për kryetar bashkie. Dhe e dyta, doja një këshillë Taulantit, shyqyr që më në fund pas shumë vitesh kur vendoste partinë mbi Shqipërinë, sot ka kthyer mendje edhe ka vendosur Shqipërinë mbi partinë, e kujton mirë debatin me Ben Blushin.
Balla iu përgjigj menjëherë duke u thënë se nëse jeni të sigurt që do të fitoni, pe keni hall që kandidati do iu mbesë pa punë. Në mbyllje të fjalës së tij, Balla i tha se i vetmi hall i PS-së ditën e zgjedhjeve, është se cila bashki do të regjistrojë rezultatin më të thellë.
Balla: Tani, pse unë nuk e di rastin dhe natyrshëm që dënoj çdo lloj rasti të kësaj natyre, por nuk jam informuar, po meqë se kandidati juaj, ju lutem. Ju lutem, meqë se kandidati juaj kandidon për kryetar bashkie dhe do të zgjidhet, pse e keni merakun që do të ngelë pa punë të hënën? Dëgjoje Himçi, dëgjoje, 5 me zero dalim të dielën. 5 me zero dielën.
Të vetmen, garë që kemi ne se më dole në shteg, është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora apo Cërriku apo Burreli.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ka theksuar rezultatet e Shqipërisë të pasqyruara në progres-raportin lidhur me negociatat për anëtarësimin në BE.
Balla iu përgjigj opozitës dhe për raportin e OSBE-ODIHR për parlamentaret e 11 majit, duke i kujtuar mbi 40 ankesat e depozituara në KQZ, për të cilat nuk është paraqitur asnjë provë nga pretendimet e tyre.
“Ne kemi rënë dakord dje në konferencën e kryetarëve që të kemi një ditë të posaçme debati, sa i përket raportit të OSBE-së Odirit. Me pas këtë, e kemi dakordësuar me një votë unanime këtu, që të gjitha gjetjet e raportit ose buletinit jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, por dhe ato të 14 majit të vitit 2023. edhe të 25 prillit 2021. Ti marrim së bashku dhe ju zoti Bylykbashi bashkë me zotin Gjiknuri edhe me kolegët e tjerë që do t'i mirëpresim sot. Të bëni punën dhe detyrën që u ngarkon Kuvendi, por t'i adresuar këtë çështje. Zgjedhjet e 11 majit ishin zgjedhje sikurse vetë raporti e thotë, të cilat i dhanë vendit një qeverisje konsoliduar dhe për herë të parë. në gjithë këto vite, u dha kohë e nevojshme për t'u shqyrtuar të gjitha ankesat e mundshme. Katër muaj me radhë u shqyrtuan të gjitha ankesat dhe siç po t'i lexoni të gjitha vendimet e kolegjit zgjedhor, Në asnjë prej rasteve thonë, vendimet e kolegjit zgjedhor, nga subjekti ankimues nuk u dha asnjë provë. Pra, subjekti i Partisë Demokratike ka depozituar mbi 40 ankesa në kolegjin zgjedhor, për asnjë prej tyre nuk u paraqit asnjë provë.
Këtu e kishte drejtuesin e prokurorisë së posaçme, meqë ju referuat edhe çështjes së patronazhistëve, bëhet edhe një kallëzimi sa i përket botës së diasporës, e morët përgjigjen mbrapsht nga prokuroria e posaçme, e cila pasi kreu të gjitha hetimet rezultoi qe nuk kishte asnjë shkelje dhe ju nuk e ankimuat atë vendim të prokurorisë. Të thëna të gjitha këta, ju do ta vazhdoni këtë gjë, keni vite që këndoni të njëjtën këngë, por për mua si kryetari i grupit të shumicës këtu dhe për këtë shumicë, rëndësishme është që të gjitha gjyqet e raportit të mos bëjë Odirit ta adresoan. Një ditë pasi zyrtarisht na është dhënë, Kuvendi i Shqipërisë patë do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë, paradite nga ambasadori i BE-së raportin e progresit për vitin 2025. Edhe njëherë, uroj e shpresoj që deri në fund të kësaj seance dikush nga Partia Demokratike të gjejë fuqinë dhe forcën të distancohet nga ai sulm i turpshëm ndaj ambasadorit të BE-së, nuk ju bën nder, nuk ju bën nder që është një qesh, qesh.
Vazhdo të qeshësh, vazhdo të qeshësh, por po ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht Partisë tuaj. E uroj që çështja do të bëjë përsëri deputet, ndërkaq që partisë tuaj i bëri nder nëse dikush prej jush në një formë elegante, pa e fyer udhëheqësin, të kërkoni ndjesë publike. Besoj që e dëgjuat, e dëgjuat komisioneren Kos. Shqipëria ka bërë një progres të paprecedent. Shqipëria thotë, ka shënuar rezultate të shkëlqyera. Një ecje si asnjëherë tjetër përgjatë këtij procesi. Dhe ajo që komisioneria tha për mundësinë e një anëtarësimi të shpejtë të Shqipërisë dhe të Ballit Zi, nuk është më tanimë një ëndërr, po është një mundësi, të cilën dua ta shfrytëzojmë të gjithë së bashku.
Dhe ky është një proces ku roli i opozitës është një rol i pazëvendësueshëm. sepse ti s'ke arritur asnjëherë dhe s'ke për ta kuptuar asnjëherë që Mali i Zi në vitin 2012 hapte negociatat dhe nëse në 2012 Mali i Zi ishte të paktën nja 12 vjet përpara nesh, sot ja ku po ta them unë këtu dhe dhe dëgjoja me vëmendje. Edhe dëgjoni me vëmendje, Shqipëria dhe Mali i Zi do të hyjnë në Bashkimin Europian në të njëjtën ditë. Do të hyjmë në Bashkimin Evropian në të njëjtën ditë. Edhe pse kur e morëm detyrën e qeverisjes së vendit, ishim të paktën 12 vjet mbrapa, të paktën 12 vjet mbrapa. Besoj që e pranon këtë, sepse kur ne nuk kishim ende statusin e vendit kandidat, Mali i Zi tani vazhdoi se tani vash tani filluan delirantët edhe delirantët nuk u përgjigjen.
Kur delirantët nuk e kuptojnë, sugjerohet në këto raste mos ti kthesh përgjigje. Ju mund të thoni shumë gjëra për administratën tonë, por unë mendoj që Administratën tonë më mirë se kush do tjetër e vlerëson Brukseli. Dhe ky Brukseli që kemi këtu përpara, thotë reforma na administratën publike dhe vendos Shqipërinë dhe këtu dëgjoja me vëmendje. Shqipëria krahasuar me Gjashtë vendet e tjera në këtë proces kanë notën më të lartë për administratën publike. Më të lartë se Mali Zi, Tritan, më të lartë se Mali Zi e kemi notën, më të lartë se Serbia dhe shumë më të largët patjetër edhe vendet e tjera edhe Kosovën tonë të dashur. Tani, si i bëhet kësaj që ne që e kemi mbrapa Malit të Zi, Tritan?”, tha Balla.
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për projektbuxhetin e vitit 2026.
Pirdeni tha se, në projektligj parashikohen rritje pagash për disa kategori si për mjekët punonjësit e policisë, specialistët e administratës.
Pirdeni theksoi se për mjekët dhe për specialistët e administratës dhe mjekët do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsisë në punë.
‘Me projektbuxhetin e 2026 qeveria parashikon indeksimin e pagave dhe indeksimin e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë që përkthehet në një rritje 25 % për një kategori të konsiderueshme të punonjësve të administratës me paga aktualisht më të ulëta. Konkretisht do të përfitojnë punonjës të shërbimit publik, do të përfitojnë nga rrija e pagës minimale, për specialistët e administratës rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, në shëndetësi do të filloi edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.
Për mjekët në spitale, po ashtu një rritje do të ketë edhe për punonjësit të policisë së shteti ku përveç indeksimit do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsinë në punë me 5 mijë lekë të reja në muaj. Puna më e rëndësishme gjatë këtyre viteve, ka qenë rishikimi i ligjit për nënpunësin civil dhe ai për administratën shtetërore që janë për konsultim publik, procesi i ndërhyrjes në to është bërë me një analizë të thelluar. Në ligjin për administratën shtetërore konsultimi publik tashmë ka përfunduar’, tha ajo.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, teksa po fliste për gjetjet e KLSH-së, foli edhe për abuzimet në Dogana dhe Tatime. Ai nxorri një dokument të një gjobe të vënë ndaj një biznesi të vogël në periferi të Tiranës, më konkretisht 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore. Me ironi tha deputeti, Inspektorët sillen egër me të fortin dhe mbyllin para të fortëve.
“Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: e para klientizimin që funksionon ende në dogana, veçanërisht në metodat për vlerësimin e transaksioneve sae nuk sjell vetëm evasion fiskal por cenon edhe konkurrueshmërinë në treg. E njëjta gjë vlen edhe për tatimet por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin sepse do të kemi një ligj. KLSH sjell në vemndje që borxhi i akumuluar po rritet më shesjt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti. Por më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorëtr dalin jashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS dhe kjo evidentohet në raportin e KLSH. Organet fiskale e kanë këtë qasje dhe sjellje, që sillen egër me të dobëtin dhe mungojnë në kontrolle në dy drejtoritë më të rëndësishme edhe në Tatim paguesit e mëdhenj dhe në të Tiranës. Dhe nuk kam se si të mos sjell në vëmendje këtë akt konstatimi apo gjobe, vendosur në një biznes në Tiranë, në periferi dhe më ka bërë përshtypje. Thuhet se në momentin e kontrollit u vërtetua se nuk lëshon faturë tatimore, autofaturim për gjizën, me çmim 229 lekë për njësi, në sasinë 15.82 kg dhe gjoba është 820 mijë lekë të reja ose 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kg gjizë. Ndërkohë që kontrolli në dy drejtoritë më të rëndësishme të tatimeve mungon”, tha ai.
Më tutje u ndal edhe te Bankers Petroleum, duke përsëritur kërkesën e tij që të bëhet një auditim 25-vjeçar.
“Për kompaninë Bankers Petroleum duhet auditim 25 vjeçar i marrëveshjes hidrokarbure. Arkëtim sa më parë nga ajo kompani për dy detyrime shumë të mëdha, për energjinë elektrike dhe të sasisë së naftës që buron nga prodhimi me ndarje. Këto të dyja duhen arkëtuar menjëherë. Detyrimi tjetër që vjen nga një gjobë 120 milionë euro duhet të jetë në vëmendjen e KLSH për të kuptuar ligjshmërinë e procesit, nga vënia e gjobës, pezullimi dhe nxjerrja e akteve qëllimisht me vonesë. Sepse ato janë paratë të shqiptarëve dhe duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit ”, tha deputeti.
Deputeti i PS, Erion Braçe shënjestroi gjithashtu edhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për të cilin tha se duhet të shkrihet. Nga foltorja e Kuvendit, ai evidentoi gjetjet e KLSH-së për abuzimet në shëndetësi dhe konkretisht ilaçet e rimbursueshme.
“Gjetjet e KLSH janë të rëndësishme sa i takon FSDKSH, që i ka ardhur koha të shembet dhe të ndërtohet nga para. Gjetjet e KLSH që janë paguar ilaçe të rimbursueshme për njerëz të vdekur, është një element që skema është korruptuar. Gjetja e KLSH të një lidhjeje në këtë skemë midis mjekëve duke përdorur pacientët, recetat e tyre, farmacive për brande të caktuara të ilaçeve është gjetje që sjell në vëmendje që skema është korruptuar duke bërë të pavlerë politikën e rimbursimit të ilaçeve. Kjo politikë të ndryshojë që vërtet njerëzit që janë në nevojë të marrin ilaçe të rimbursura 100% dhe ata që korruptojnë skemën të mos jenë pjesë e saj. Mos ka ardhur koha që ndryshimi i kësaj skeme të shoqërohet nga përjashtimi i kompanive që korruptojnë skemën.”, tha Braçe.
Deputeti Erion Braçe iu përgjigj Sali Berishës pasi ky i fundit tha në Kuvend se KLSH kishte konstatuar në 9 muaj ishin vjedhur dhe shpërdoruar rreth 900 milion euro, duke e cilësuar këtë të ‘barabartë e fondin vjetor të pagave apo pensioneve në vend’. Ai akuzoi gjithashtu se SPAK-u nuk ka marrë në shqyrtim referimet e KLSH.
Deputeti socialist, pasi mori fjalën në Kuvend tha se kryetari i KLSH, Arben Shehu është në Kuvend dhe mund t’i drejtohet e ta pyesë për një pretendim të tillë. Ai theksoi se në raportin e KLSH-së për vitin 2024 nuk evidentohet një vjedhje e tillë që pretendon Berisha, duke e konsideruar si gënjeshtar patologjik ose ka lajthitur.
“KLSH nuk operon mbi baza thashethemesh. Këtu u tha se KLSH ka zbuluar 900 milionë euro vjedhje në 9 muaj. Në cilin 9 mujor. Në këtë raport për 2024 nuk ka asnjë shifër të tillë dhe kryetari është këtu. Nëse është ndryshe, e lus ta thotë këtu. Janë zbuluar 900 mln euro vjedhje në 9 muaj apo jo? Në raportin e një viti më përpara, nuk përmendet një shifër e tillë. Kjo histori që e thoni këtu dhe më pas e xhirojnë portalet duhet të marrë fund, dhe ajo shifër dhe të tjerë njerëz i referohen si e vërteta absolute e thënë në sallën e parlamentit duhet të marrë fund. Me thënë të drejtën edhe në 2024 dhe 2023 ka mosrealizim jo vetëm të plan të investimeve por të buxhetit të shtetit në tërësi. Dhe të thuash se në 9 muaj, u vodhën 900 milionë euro, ku te paktën vetëm për investime kapitale janë përdorur 400 milionë, kjo të bën të mendosh për lajthitje ose gënjeshtar patologjik. E dyta u tha se SPAK ka refuzuar dhe nuk ka hetuar referimet e KLSH. Këtu e kemi kryetarin, në cilin rast referimet nuk janë marrë në evidencë nga SPAK? Një asnjë, zero. Mund ta pyesni dhe të të kthejë përgjigje këtu, cilën dosje të referuar nga KLSH ka refuzuar SPAK të hetojë. Dua të evidentoj paraardhësin, Robert Çekun se i kam vlerësuar këtu në sallë edhe punën profesionale, veçanërisht për auditimin e kontratës të rrugës Rrëshen-Kalimash, e referuar në prokurori, e hetuar dhe e pagjykuar edhe sot e kësaj dite. Mbi të gjitha auditimin e segmentit sugorr nga kalimashi deri në morinë edhe ajo e pagjykuar. Por edhe mbikalimi te Casa Italia, e audituar, e referuar dhe e pagjykuar. Apo dy akset që la nam ajo qeveri apo dhe institucione në rrugën Levan-Tepelenë, apo Levan-Vlorë dhe të audituara dhe pa gjykuar. Dhe Bypassi i Fierit. Janë vepra që mbi to ecin ne tani, por t’i thërrasim pak jkujtesës se çfarë ka ndodhur me çdo qeveri.”, tha Braçe.
Raportimi i KLSH përplasi PD me PS në Kuvend, ku opozita hodhi akuza se në raport flitet për 900 milionë euro të vjedhura nga qeveria në dy vite. Deputeti Flamur Noka hodhi edhe akuza ndaj ministrit Toni Gogu duke thënë se “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”.
Por, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu përgjigj duke i kujtuar Nokës akuzat që ka bërë ndaj tij Gazment Bardhi për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gogu i tha Nokës se ka detyrimin që të sqarohet në Kuvend mbi akuzat për vilat.
“I dashur Flamur, jam ulur këtu si shërbëtor i Republikës i zgjedhur nga kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe jam Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe ndaj rri dëgjoj edhe pavërtetësira, e them pavërtetësira me delikatesë se në fakt janë gënjeshtra kokë e këmbë. E dyta, e shikoj që ti je intriguar për standardin e jetesës time, megjithatë të ftoj të më ndjekësh nga mbrapa dhe të shikosh se si i jetoj unë bindjet e mia.
Detyrën time e çmon ti patjetër, por bindjet e mia, të ftoj që t’i shikosh, të vish nga mbrapa. Për sa i përket akuzave personale, të lutem, kësaj salle ti i detyrohesh një përgjigje ndaj një akuze që ta ka bërë shoku i bankës për disa vila të bëra me veprimtari të paligjshme, dhe kam përshtypjen që duhet të jenë në ndonjë organ ligjor. Se më duket se i çoi dhe atje.
Pra, ju keni thënë kaq shumë gjëra për njëri-tjetrin dhe keni lozur, kështu si quhet ajo loja me top, kur gjuhet me top me të pavërteta me njëri-tjetrin, sa që çfarëdo lloj gjëje që ju thoni është kaq e tmerrshme dhe ju kujtoni se populli rri në televizor t’ju dëgjojë gënjeshtrat tuaja. Populli është në punë bashkë me ministrat", tha Gogu.
Gogu ka sjellë në kujtesë një akuzë që Bardhi bëri ndaj Nokës në vitin 2022, kur kishte nisur edhe përplasja brenda PD-së. Bardhi fillimisht pati hedhur akuza për kolegët e tij se Rama i mban peng me një vilë 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit, ndërsa më pas Report Tv zbuloi se vila ishte në pronësi të një biznesmeni, ndërsa Noka kalonte aty pushimet.
Në seancën e sotme plenare, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka bërë një replikë të fortë në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të opozitës dhe në veçanti ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e përmendi si “zotëria i 21 janarit”.
Duke iu referuar raportimeve dhe debatit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, ministri theksoi se ish-kryeministri Berisha po tenton të manipulojë publikun.
“Të nderuar kolegë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton në Kuvendin e Shqipërisë, jo përpara qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka ardhur të bëjë politikë me qeverinë.
Qeveria jep llogari përpara këtij Kuvendi, kur përdoren ato instrumentet e kontrollit parlamentar, ashtu siç dinë t’i përdorin deputetët brenda kornizës ligjore dhe rregullative dhe përpara zgjedhësve.
Sapo ka dhënë llogari më 11 maj dhe shikoje se si është shumëfishuar.
Ndërkohë, zotëria i 21 janarit i ngatërron qëllimisht binarët e kontrollit parlamentar me veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që është veprimtari e nderuar, por që sot ka ardhur të japë llogari përpara këtij Kuvendi qëllimisht, sepse ka një përgjegjësi të madhe publike, qoftë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit, që me mish e me shpirt është përpjekur ta nënshtrojë kur ka qenë kryeministër.
Por qoftë edhe përpara qytetarëve të këtij vendi, sepse, siç po e shikoni sot, diskutohet për barazinë, dhe ai zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë, duke torturuar, duke hequr njerëz nga puna, vetëm pse ishin socialistë”, tha Toni Gogu.
Deputeti Fatmir Xhafaj pas raportimit të kreut të KLSH-së, Arben Shehu lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, ka analizuar raportin duke nxjerrë në pah dhe disa problematika.
Xhafaj përmend mbështetjen që qeveria i ka dhënë vazhdimisht KLSH-së për të kryer plotësisht dhe me profesionalizëm detyrën, ndërsa prek dhe rastin e punonjësit të KLSH-së, i cili është larguar nga detyra nga frika për të kryer auditin në kryeministri.
Ndër të tjera, deputeti i PS-së nxjerr në pah nivelin e ulët të raportimeve dhe të zbatimit të rekomandimeve. Xhafaj thekson se ngritja e nënkomisionit për për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë, do t’i japë përgjigje pyetjes “Kush kontrollon Kontrollorin?.
“Është kjo mazhorancë që i ka dhënë këtij institucioni gjithë mbështetjen nevojshme që të kryejë detyrën me përgjegjësi, llogaridhënie dhe profesionalizëm. Edhe ka rrugëtim për të përmbushur potencialin e plotë kushtetues. Vlerësohet rritja e auditimeve me rrisk të lartë fiskal.
Pavarësisht përmirësimin gradual, ende mbetet i ulët niveli i zbatimit të rekomandimeve të KLSH pasi rezulto ne vetëm 60% e objekteve të audituara kanë raportuar për efektshmëri të rekomandimeve të dhëna. Zbatimi i plotë i rekomandimeve është thelbësor për rritjen e integritetit të administratës.
Mbete një tjetër shqetësim i raportuar ai i përcaktimit të kritereve mbi vjetërsinë, lëvizjet në detyrë, shpërndarjen e ngarkesës në punë që cenojnë profesionalizmin dhe qëndrimin në punë të stafit të institucionit.
Sot u abuzua me një punonjës të KLSH. KLSH nuk auditon personat as funksionet, por institucionet. Kuvendi ka përgjegjësi për mbikëqyrjen e këtij institucioni. ngritja e nënkomisionit për auditimin e sektorit publik brenda komisionit të ekonomisë do të jetë një mekanizëm i domosdoshëm për të rritur llogaridhënien e KLSH dhe për tju përgjigjur pyetjes themelore të çdo sistemi kontrolli “Kush kontrollon Kontrollorin?”, tha ndër të tjera Xhafaj.
Kryedemokrati Sali Berisha pas raportimit të KLSH-së, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk lejon punonjësit që të kryejnë auditimin. Këtë Berisha e bazon në deklaratën e dhënë nga kreu i KLSH gjatë raportimit në komision ku shprehimisht tha: “Jam në dijeni të rasteve kur punonjësit janë shprehur se kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit”.
Ndër të tjera, Bersha thotë se e gjithë afera korruptive për çështjen e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, është vepër e Edi Ramës.
“Nuk jep asnjë garanci se ja mbath. Kushtet në të cilat veprojnë janë të vështira nga presioni politik. Çfarë mund ti thoni një punonjësi që guxon të shkojë të bëjë auditin e kryeministrit. Jo e bllokojnë, por e terrorizojnë. Ku pranon ai të bëjë detyrën.
Mjafton të lexoni mesazhin që Lubi Balluku i dërgon Elvis Berberit ku tregon terrorin e brendhsëm të sja shpërtrësor, i thotë jeta ime varet nga ti. Mos e merrni në kuptime ë tjera, Ka porosi nga Ramaduro që o tunelin o do të qërohesh.
Kam punuar ditë e natë kundër Veliajt se e meritonte. Duhet të veprojmë. Dosjet janë sa mali i Dajtit. Heshjta e juaj është shkatërrimtare. Ka blerë benz të blinduar të ri. Tuneli i Llogarasë është vepër e tij dhe do tani ta paraqisi si share me palën turke”, tha kreu i KLSH.
Komente











