Nesër Fitër Bajrami/ Kreu i KMSH: Kurorëzon sakrificën gjatë muajit të Ramazanit, t'u gjendemi pranë atyre që kanë nevojë

Kreu i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e festës së ‘Fitër Bajramit’. Në mesazhin e tij, Spahiu shprehet se Fitër Bajrami kurorëzon sakrificën e bërë nga besimtarët të cilët kanë agjëruar gjatë muajit të Ramazanit.

Ai tha se edhe në këtë ditë të shenjtë, ai që ka më shumë duhet t’u gjendet pranë atyre që kanë më shumë nevojë në mënyrë që të kemi një shoqëri gjithnjë e më shumë solidare.

Kreu i KMSH tha se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Mesazhi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin.

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën e këtij muaji, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e tij të pakufijshme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit!

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më! T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, o Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Nesër Bajrami i Madh, Meta uron besimtarët mysliman: Urimet më të përzemërta

1679317151_ilirmeta.JPG

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh!

‘Gëzuar dhe Me Fat Bajramin e Madh! Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjerimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi! Nuk ka begati pa sakrifica! Siç na porosit edhe Profeti: “Nxitoni në punë të mira!”’- shkruan Meta.

 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja