SHKODER - Refuzoi të bënte deklarimin e pasurisë, kryetari i Komunës Gruemirë në Malëinë e Madhe, Lirim Nehanaj, rrezikon nga gjobë deri në tre vite burg.
Pas kallëzimit të Qershorit nga ILDKPI, Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për kryekomunarin dhe dorëzoi në Gjykatë dosjen ndaj tij.
Nehanaj nuk e kishte dorëzuar deklaratën e pasurisë për vitin 2012, e cila duhej dhënë brenda muajit Maj 2013, ndërsa është “mbrojtur” duke thënë se e ka plotësuar deklaratën por thjesht ka harruar ta dorëzojë atë!
Hetimet kanë nxjerr në pah se kreu i komunës Gruemirë, jo vetëm që nuk kishte bërë deklarimin e pasurisë, por nuk kishte paguar as gjobën që ILDKPI i kishte vendosur në fund të vitit 2013, pasi “nuk ka pasur mundësi pagese”.
Në këto rrethana kryetari i komunës Lirim Nehanaj ka konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi per deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunës publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Ky denoncim vjen në valën e kallëzimeve penale që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë ndaj zyrtarëve që kanë fshehur pasurinë, e një ndër rastet më të bujshme është ai i gjyqtarit të Apelit, njëherësh anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni, me mosdeklariin e një pasurie prej 2 milionë eurosh.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO