Kreu i Konfindustrisë, Buxhuku: Duhet një marrëveshje bashkëpunimi nga palët politike për rimëkëmbjen e ekonomisë! Mbyllja me standrad e zgjedhjeve, marketing i mirë për vendin

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku thotë se duhet një marrëveshje e gjerë bashkëpunimi e të gjitha ngjyrave politike ne vend në mënyrë që të kryhet një reformë thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin në normalitet.

I ftuar në Report Tv, Buxhuku nënvizoi se duhet një marrëveshje e ndershme mes palëve politike, ndërkohë që vlerësoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për opozitën për bashkëpunim, por tha se duhet të sqarohet se çfarë përmban në vetvete thirrja e kryeministrit. Buxhuku tha me tej se jemi ende larg ndaj pritshmërisë për një zhvillim të qendrueshëm të ekonomisë në afatgjatë dhe pikërisht për këtë ka nevojë për një bashkëpunim të gjerë mes palëve politike.

Sa i përket periudhës pas zgjedhore, Buxhuku i bëri thirrje vendimmarrësve politikë vend që të mos mbajnë të hapur disa procese që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe më shumë akoma në sezonin turistik. Po ashtu Buxhku theksoi se mbyllja me standard e zgjedhjeve është një marketing i mirë për vendin.

‘Është fakt pozitiv që Shqipëria po ecën relativisht mirë për sa i përket vaksinimit në krahasim më vendet e  tjera Rajonit që do të thotë se është një mundësi e mirë për të futur drejt normalitetit ekonominë dhe biznesin. Faktor i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe një farë rimëkëmmbje e vendeve partnere tona tregtare sidomos në vendet e Europës që japin një frymëmarrje për biznesin dhe ekonominë shqiptarë pas atyre goditjeve shumë të forta që kemi marrë, tërmeti dhe pandemia.

Jemi ende larg normalitetit të viti 2018 apo 2019 dhe më domethënë se është se ende jemi larg ndaj pritshmërisë për një zhvillim të qendrueshëm të ekonomisë në afatgjatë. Të dhënat që vijnë nga biznesi tregojnë se kategori të gjera të biznesit janë në vështirësi të dukshme. Tani shpresojmë të paktën të kemi një vit turistik të suksseshëm. Vendimmarrja politike të veprojnë me shpejtësi për të mos mbajtur për disa kohë të hapur disa procese që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe më shumë akoma në sezonin turistik. Mbyllja me standrad e zgjedhjeve është një marketing i mirë për vendin.

Duhet të kemi parasysh se vendi ka nevojë për ndryshim themelor të politikave qeverisëse në planin e ekonomik. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm me njëri tjetrin se Shqipëri ka dështuar ne politikat ekonomike. Duhet një marrëveshje e të gjitha palëve politike vendimmarrëse në mënyrë që Shqipëria të kryeje një reformë të ndryshimit themelor të politikave ekonomike.

Duhet një marrëveshje e madhe politike brenda vendit. Duhet t’i mbyllim mirë përfundimet e 25 prillit. Në mënyrë që të përmirësojmë nga themelet politikat qeverisëse. Ndryshe do të jemi në një gjendje do të jetë një oksigjen i përkohshëm që do të japë zgjidhje afatshkurtër. Duhet të kuptojmë që ndryshimet themelore të politikave ekonomike mund të bëhen të mundur vetëm nga një marrëveshje politike në rrafsh afatgjatë.  Kemi një sistem ekonomik të rrënuar, me karakteristika PPP, kemi një rreth vicioz shumë të vështirë për tu çarë. Duhet një marrëveshje e ndershme dhe në afatgjatë e të gjitha ngjyrave politike kombëtare. Na duhet edhe mbështetje nga partnerët tonë ndërkombëtar. Në parim është për t'u përshëndetur ftesa e kryeministrit, por që kjo të jetë e ndershme dhe e pastër kërkohen disa gjëra për tu sqaruar se çfarë përmban në vetvete kjo thirrje, së dyti duhet të jetë i ndershëm.’- tha Buxhuku.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?