Kreu i KQZ,sot seanca dëgjimore
do pyeten 18 kandidatë

Kreu i KQZ,sot seanca dëgjimore<br />do pyeten 18 kandidatë
TIRANE- Komisioni i Ligjeve do të nisë sot seancat dëgjimore me kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në orën 09:00 pritet të nisë mbledhja e komisionit në Kryesisë së Kuvendit ku do të bëhet prezantimi i 26 kandidatëve për përbërjen e re të Komisionit që administron proceset zgjedhore në Shqipëri.

Në këtë listë, 18 emra janë propozuar për kreun e ri, dosjet e të cilëve janë depozituar në mënyrë individual në Kuvend, pra nuk janë propozuar publikisht nga partitë politike.

Ndërkohë, PD e PS kanë patur konsensus për 4 emrat e anëtarëve të këtij Komisioni. Ndërsa për 2 anëtarët e tjera, emrat e kandidatëvë janë propozuar nga LSI dhe PBDNJ

JA EMRAT PER KREUN E KQZ 
1. Neritan Kalamishi (Kreu i hipotekes ne Shkoder)
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari (Drejtoreshe ne M.Drejtesise)
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa (Kreu i M.Bashkise Nr11, Tirane)
6. Sajmir Vishaj ( Profesion avokat)
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani (ish-zv. drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t)
9. Myrteza Myftari (Profesion avokat)
10. Sokol Ago (Gjyqtar në Gj. e Rrethit Përmet)
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka (Shoqeri civile)
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume (Ish-kryetar i KQZ-së)
16. Lefterie Lleshi (Anetare e KLD-se)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali

Kodi Zgjedhor përcakton se është Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore që bën shqyrtimin e këtyre kandidaturave nëse përmbushin kriteret ligjore dhe më pas procedon për listën e shkurtuar që kalon për votim. Secili kandidat do të prezantojë për 10 minuta, CV-të e tij para deputetëve, të cilët në fund të seancës duhet dhe të votojnë për të përzgjedhur emrat që do të çojnë në seancë. Kodi Zgjedhor përcakton se ndër 18 kandidaturat për kryetar të KQZ-së, seancës plenare i paraqiten  2 që kanë siguruar 3/5 e votave
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit