Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucion që nuk i është bindur dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke vijuar përgatitjet normalisht.
E ndërsa në dy mbledhjet e fundit që janë zhvilluar kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u largua në mënyrë demonstrative duke kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit, sot ai veproi ndryshe duke drejtuar mbledhjen. Në rendin e ditës ishin disa pika për miratim nga vëzhguesit afatshkurtër të OSBE/ODIHR, gazetarëve dhe operatorëve të televizioneve, por edhe disa anëtarëve të KZAZ- ve.
Kryetari i KQZ-së votoi pro rendit të ditës vetëm për dy pika, miratimin e 150 vëzhguesve të OSBE/ODIHR dhe medias, ndërsa për të tjerat kundër. Zguri theksoi se qëndrimin e tij për dekretin e ka bërë publik, pra që është kundër, por shtoi se institucionet nuk po i binden.
"E kam bërë qëndrimin tim publik për dekretin e Presidentit. Nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë institucion për të bërë një lexim të dekretit. Unë personalisht jam kundër vendimmarrjeve të KQZ-së. Vetëm për vëzhguesit do të votoj për të cdo vendimmarrje tjetër jam kundër. Jam dakord vetëm me gjithcka që ka të bëjë me vëzhgim dhe monitorim, cdo tjetër kundër" tha Zguri.
Pra, pavarësisht se është kundër vijimit të punës për zhvillimin e zgjedhjeve, Zguri votoi pro pjesëmarrjes së vëzhguesve të OSBE-së në procesin e 30 qershorit, që shumica shprehet e vendosur që do të realizohet, pavarësisht dekretit të kreut të shtetit dhe bojkotit të opozitës.
Një tjetër pikë që ngjalli debat ishte edhe ajo për zhvendosjen e disa KZAZ-ve pas kërkesës me arsyetimin se po rikonstrukohen godinat ku janë vendosur. Zguri tha se vota e tij është kundër, pasi e njëjta kërkesë e bërë pak ditë më parë nga bashkia Kamëz nuk ishte pranuar.
"Para 10 ditësh kur po vlerësonin qendrat e Kamzës, një nga koleget tha se po merrnim vendime jashtë afatit. Cfare po ndodh te bashkia Patos? 10 ditë me para e morët vesh që janë në rikonstruksion. Keni ndonjë shpjegim, apo ngaqë Kamza i përket një subjekti tjetër? Nuk kuptoj që 10 ditë para na dilnin të gjthë të amortizuara si shpjegohet që drejtohej nga të majtë të spotohen nga këto qendra, që pak kohë më parë erdhën nga bashkitë" tha ai.
RENDI I DITES NE KQZ
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite :
1. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
2. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
3. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
4. Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
6. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
7. “Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
8. “Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
9. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
10. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
12. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Gabim ben qe voton te shkoi edhe ky ti ver flaken ndonje qendre kzaz.Perderisa eshte me pacavuren kaqolit edhe ky atje tek basha te shkoj.Vendi si takon aty duhet ta kishte leruar nga dy vjet.
Përgjigju