Në rastin e 60-vjetorit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj në 60 vjetorin e lindjes. Ai ka vlerësuar figurën e Baba Mondit si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, duke e cilësuar si një provë dhe trashëgimi e urtësisë, mirësisë dhe frymëzimit për të gjithë besimtarët.
“I dashur dhe i respektuar Baba Mondi,
Me rastin e 60 vjetorit të ditëlindjes, Ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe një udhëheqje të suksesshme, në krye të komunitetit të Bektashinjve shqiptarë dhe të gjithë botës. Lidershipi Juaj si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve është një provë dhe trashëgimi e urtësisë, mirësisë dhe frymëzimit për të gjithë besimtarët Bektashi. Ju i kini inspiruar dhe vazhdoni t’i inspironi besimtarët Bektashi të Shqipërisë dhe më gjerë drejt tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës harmonike me besimtarët e komuniteteve të tjera fetare. Bektashinjtë janë shquar gjithmonë për vlerat e përkushtimit, humanizmit, patriotizmit e paqes dhe nën drejtimin Tuaj këto vlera janë zhvilluar e pasuruar më tej. Rrezatimi i këtyre vlerave në shoqëri i ka bërë shqiptarët më sakrifikues e më solidarë, më të dhimbsur e më atdhetarë, më të dashur e më të respektuar. Këto vlera janë sot më të dëshiruara se kurrë dhe i bashkohen përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe Diasporë, për një jetë më të mirë, për një komb më të fortë, për një shoqëri më të drejtë dhe për një të ardhme më të garantuar, pranë familjes europiane dhe kombeve të qytetëruara.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Shtet pa rrush
28 Janar, 15:16
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Baba Mondi: Shpresojmë në stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit
25 Janar, 11:52
-
Vatikan, Papa Françesku pret kryegjyshin e Bektashinjve! Baba Mondi i flet për shtetin bektashi, merr bekimin e Atit të shenjtë
16 Janar, 11:04
-
Kryegjyshata botërore e bektashinjve zhvillon konferencën shkencore: Masakra ndaj klerikëve bektashianë 1913-1914
14 Dhjetor 2024, 15:18
-
Spiropali pret krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri: Toleranca, faktor i kohezionit social dhe model për sjelljen politike
9 Dhjetor 2024, 14:10
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
Konferenca/ Si luftuan bektashinjtë për çlirimin e vendit? Baba Mondi: Teqetë bektashiane, vatër e çlirimit të adheut! Historiani: Rreth 6 mijë bektashianë morën pjesë në LANÇ
19 Nëntor 2024, 14:47
-
'Vatikani SUFI, rruga liberale drejt Islamit', Baba Mondi flet për 'La Repubblica'
17 Nëntor 2024, 12:39
-
‘Vanguard’: Sovraniteti bektashian i Shqipërisë ofron shpresë kundër ekstremizmit në Afrikë
16 Nëntor 2024, 14:38
-
Studiuesi i njohur, James Ker-Lindsay reportazh për krijimin e shtetit të ri sovran bektashi në Shqipëri
9 Nëntor 2024, 15:55