Kryetari I PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta mes tyre gjatë ditës së sotme në lidhje me qeverisje e vendit dhe përballimin e situatës së motit të keq që ka përfshirë vendin. Deklaratave të Bashës se Rama e ka lënë vendin në baltë dhe nuk po bënë asgjë për shqiptarët, Rama u është përgjigjur se asnjë qytetarë nuk do të lejonte vetën që të bëhej 'rrotë me zinxhirë' për t'i besuar të ardhmen kryedemokratit. Por për Bashën këto deklarata janë të kota pasi koha e Edi Rama do të mbarojë më 25 prill.
Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha ka bërë një deklarata aspak të zakontë për mediat. Në një fjalim që tentoi të ishte ironik për premtimet e Ramës në 2013, për të cilat Basha theksoi se nuk janë mbajtur, përfundoi duke bërë të njëjtat thirrje për qytetarët, se Rama ka dështuar dhe se ai ecën vetëm më propagandë dhe se nuk ka bërë asnjë premtim realitet.
Deklarata e plotë e Bashës
Qytetarë të Shqipërisë, Më dëgjoni me vëmendje
1) 300 mijë vende punë
-Ne kemi ardhur këtu për të vendosur me votë tek numri 29 çlirimin e energjive të jashtëzakonshme të këtij populli dhe për të luftuar së bashku që të hapim 300 mijë vende të reja pune.
2) Shëndetësi Falas
Shërbim shëndetësor falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë
3) Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë
“Heqja e TVSH-së mbi bukën, qumështin dhe vezët, si edhe ulja e TVSH-së mbi ushqimin, janë e vetmja rrugë për t’u ardhur sadopak në ndihmë sot”
Do të ulim taksat për 97 përqind të shqiptarëve.
4) ULJA E ÇMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE
-Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët.
5) Negociatat me Bashkimin Europian
Do t’i hapim negociatat me Bashkimin Europian, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
6) Uljen e Borxhit publik
-Do ta përcaktojmë me ligj masën e borxhit, të mos lejojmë një borxh pa asnjë tavan ligjor.
- Defiçit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale.
7) Buxhetin për arsimin 5%
-Arsimi, angazhimi ynë, burimet financiare nuk do të jenë më pak se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto
8) Legalizime falas + Ujin në cdo parcelë e shtëpi
Dy gjëra, këto 4 vite, do merrem unë personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Mbas 4 vitesh nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat infromale dhe ujin në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.
9) Kthimi i emigrantëve në vend
Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshëre të tyre.
A ju duken se i keni dëgjuar këto më parë? Keni të drejtë.
Pikërisht këto ishin premtimet e Ramës para 8 viteve. Po Rama nuk ka mbajtur as edhe një nga këto premtime.
Ai ka dështuar në çdo drejtim.
Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten.
Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe.
E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet.
Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit.
Prej disa muajsh, une po punoj me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat! Të dashur shqiptarë, Vendi ynë është nën ujë. Sërish.
Rrugët janë bllokuar. Sërish.
Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende.
Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin.
Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.
Pyetja e vetme që shtrohet është: ç'po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët?
Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!
Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar?
Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë!
Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta.
Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria!
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxituar që ti përgjigjet kreut te qeverisë Edi Ramës, ku shkruan se të gjithë e dinë që Shqipëria ka ngecur në vend me Ramën.
Më tej kreu i PD-së shkruan se shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta.
‘Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!’’- shkruan Basha.
Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar t'i përgjigjet akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i treguar se qytetarët e dinë shumë mirë reagimin që ka bërë qeveria me tërmetin ku po vijohet me procesin e rindërtimit, me pandeminë por edhe me përmbytjet. Rama shkruan në twitter, se të gjithë e mbajnë mend në kohën kur ishte PD familjarët braktisnin shtëpitë e tyre dhe rrugët ktheheshin në pista patinazhi për makinat e qytetarët.
Rama shkruan se nuk ka qytetartë që të bëhet rrotë me zinxhirë për t'i besuar Bashës të ardhmen e Shqipërisë.
"Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç'bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina! Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, shkruan Rama.", shkruan Rama.
Ke marre fund o padrino kryeminister.ske nga te te zesh e nga te te lesh. Normal qe vota do marresh sepse ne kete stan te ka rene fati te ben para, e te vjedhesh e shperdorosh sa te mundesh, edhe te perdoresh kete gjume ordinere, sepse ata qe te votojne ty jane rrota kari, meqe perdor keto fjale e meqe te pelqejne ata qe ngazellehen me gjuhen ordinere tenden. Nuk je kryeminister po je krye rrota e rrotave
PërgjigjuPopulli-- ne--, qe te dham voten , kemi 8 vjet qe jemi bere rrot mulliri . Per 8 vjet forca e re punetore u largua nga vendi , pak punetor qe punojne , marrin nje pagese qesharake 20000 lek ; punetoret tek privati pervec pageses qesharake , s'marrin sigurime shoqerore . Pensionistet mesatarisht marrin 100 evro ne muaj ; kaq merrnin edhe para 8 vjetesh . Ndertime ben sa per tu dukur , thjesht u ben reklam me foto , ca segmente rrugesh apo ndonje platie . Tatimet , taksat dhe cmimet i ngrite , sa s'kemi mundesi per ti paguar . Uj te pijshem , shumica marrim jo me shum se 30 minuta ngjer ne nje ore ne dite , per uj vaditie s'behet fjale . Nga premtimet s'mbajte asnje . Keshtu qe nese perseri do te japim voten , atehere do jemi ashtu sic thua : Rrote me tela , ose me sakt rrote me gunga .
PërgjigjuPer termetin ndoshta, po per pandemine mos fol fare se e ke dh... koke e kembe.
PërgjigjuNuk kishim një skuadër shpëtimi për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Merrnin lekë për qenë dhe qenë s’kishe.
Bravo rama,,sa bukur qe e the,,asnje shqiptar nuk behet rrote ne zinxhire per bashen..kjo ishte perle fare,,;je i madh o rama,,hallall vota ime o rama...
PërgjigjuKusaro-krimineli holandez flet vetem per njerzit e limituar. Vetem ata mund te pertypin retoriken e tij hajvane,,,dhe u falet.
PërgjigjuVazhdo CUB se me lulin edhe doktoreshen ti do maresh edhe dy mandate te tjera. Luli eshte I ri ka koh akoma per te mesuar si qeveriset. Tani eshte akoma me hijen e 2011 kur e vodhi ne tiran ne mes te dites me diell. Edhe sikur ta bej zoti te fitoj ai sdo e besoj se kujton se po sheh enderr se me shum flen.
PërgjigjuNe fakt eshte e kunderta. Te kemi provuar qe ti vetem fle gjume, dhe ku nuk je duke fjetur je duke bere leke per vete. Hajdut
PërgjigjuProblemi është që edhe Ti o Luli,je si Shalqi(kungull) me provë!!
PërgjigjuKu i ke sytē mor palaço apo tè hajdutlləqet.Tə zənçin mallkimet e kətij populli bashkə me atə kriminelin shekullor
PërgjigjuEdhe kete nuk e prisja. Te kritikosh qeverine dhe kryeministrin tone hero nuk eshte thjesht lajthitje por shkelje e rende, krim! Cfar doni te beje me shume? Ne rrjete sociale 24 ore ne dite, me video, foto, postime, fjalime, premtime e realizime. Duhet te ndryshoje ligjin kuvendi ne menyre e nese opozita kritikon ne dite pishimi, te nxirret jashte ligji. BE dhe SHBA kane kohe qe ia kane vene syrin Kryeministrit tone si e si ta marrin ne shtetet e tyre qe te qeverise. Gjermania plasi e splasi njehere. Italia po qan matane detit. Po ta bej e dhembin kaq dhe nuk kane shans ta marrin. Mos u merzit e hidhno o shoku Rama, sa ke bere ti per kete vend skush ska bere. Mjafton vetem fakti e prodhimet tona bujqesore te hashashit jane nr 1 ne bote dhe te gjithe u.mbyllet goja. Mjafton qe 500 mil evro nga sigurimet shkojne direkt e ne xhepin e shokeve e shoqeve. Ore mjafton qe Zamir Mane me shoke do kene akses ne 2 miliard e ca dollaro nga ato te portit te durresit. Basha te vjen anash ty mor plak.
PërgjigjuSa ka bere ER ne tete vite ti i ke ore gjumi mer hajdut. E cuat vendin ne buze te gremines, s’late moment pa bere protesta e rremuja. Mbi te gjitha ty te kemi provuar mire. Je vetem per gjume e per tw mbushur xhepat e tu. Fare e keqe
PërgjigjuKy qifja qenka megjithmend qife. Mbaje lulin sta merr njeri beji pak fresk se mos i prishet xheli.ishalla nuk bie shi se I bie boja turinjeve.
Po si do e pranojme ne vendin pa kanabis nga vermoshi ne konispol, per vrasjet e termetit ne thumane, per burgosjet dhe vetevrasjet per 3 mije leke drita te papaguara, per vrasjet mes bandavedhe tritolin, per korrupsionin 8 miliard euro, per vrasesit perdhunuesit trafikantet deputeta dhe kryetar bashkie, per taksat me te larta ne rajon, per rrogat me te ulta ne rajon, per BE qe jemi futur ketu e 5 vjet perpara, per shendetesi me Tire, per arsim me ligje te deshtuara, per prishje te kultures kombetare dhe ndertimit te kullave te ndraghetas jooo. Ne nuk bejme dot pa kete Shqiperi se keshtu jemi mesuar. Ce do Shqiperine normale, jemi mire keshtu!