Kreu i PD: Kam detyrime ndaj
ish-socialistëve, do jenë deputetë

Kreu i PD: Kam detyrime ndaj<br />ish-socialistëve, do jenë deputetë
TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi në një bashkëbisedim me gazetarët foli mbi zgjedhjet, statusin, koalicionet e prishura e ato te krijuara, mbi KQZ dhe listat e kandidateve për deputetë.

Kryeministri Berisha tha se listat e kandidatëve të PD do bëhen publike në momentin e duhur, ndërsa konfirmoi se deputetët socialistë Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani e Kastriot Islami do të përfshihen në këto lista.

 “Tre deputetët socialistë, që me qëndrimi e tyre të përgjegjshëm bënë të dështojë plani i zotit Rama, për të marrë pushtetin nëpërmjet aleancës tashmë të njohur e the vetë ti tani, dështoi, ata janë dhe do jenë në listat e PD”, tha Berisha.

Ndërsa në lidhje me listat për deputetë, kreu i qeverisë pohoi se s’do jenë të njëjta me ato të legjislaturës së shkuar. “Listat do t’i merrni vesh sapo të hartohen. S’ka ndodhur ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjta.

Ka një frymë, kjo parti s’jep asgjë tjetër perveç mirënjohjes së thellë për kontributin e secilit. Ka një marrëveshje e unë marrëveshjet i zbatoj. Kam një marrëveshje me tre deputetë të PS-së të cilët me qëllimin e tyre të përgjegjshëm ndaj vendit bënë të dështojë përpjekja e fundit e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër i pavotuar.

Do mbetet në bankinë edhe për shumë kohë”, ritheksoi Berisha. Lidhur me marrëdhënien me aleatët, Berisha siguroi se ata do të trajtohen në përputhje të plotë me marrëveshjen e arritur. I pyetur mbi pozicionimin e kandidaturës së tij në listat e PD, Berisha u shpreh se ka një rregull në historikun elektoral dhe ky rregull është se kryetari mban flamurin e partisë së tij.

"Në betejë nuk i jam shmangur kurrë kësaj dhe nuk i shmangem", tha Berisha. Njëherësh kreu i qeverisë uroi që rivali i tij politik të jetë deputet në Kuvend, pavarësisht se ku do jetë kandidat. “I ka filluar fobia e listës.

Në 2009 s’hyri kurrë në listë, tani, po e bën si me këtu aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse s’është bindëse opozita që s’ka kryetarin e saj në Kuvend. Dhe s’është se unë nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në Kuvend, por mandatin e ri të jetë.

Kjo sjell dëshirat e pakontrollura të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryetarë qeverie aty, e të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin. S’dua t’ia di nëse do jetë në mes apo në krye të listët ai, por mjafton të jetë në KUvend”, tha Berisha.

Sipas tij, Rama e ka të vështirë garën në Tiranë, pasi i del përpara Basha. Ai ka folur edhe për tërheqjen e anëtarëve të KQZ nga PS, që sipas tij bëhet nga Rama për shkak se ndjen humbjen dhe do që të justifikojë mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

KANDIDATËT E PD NË DISA QARQE

SHKODËR
Jozefina Topalli
Nard Ndoka
Astrit Bushati
Arenca Troshani
Benet Beci
Gjok Uldedaj
Fredi Stërkaj
Ramiz Çobaj
Ndue Paluca

BERAT
Genc Pollo
Astrit Veliaj
Ferdinand Pone
Lefter Maliqi
Arenc Berati

TIRANË
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Suzana Guxholli
Kastriot Islami?
Keltis Kruja
Halim Kosova
Gerti Bogdani
Visar Zhiti
Eduart Selami
Florian Mima
Ilir Rusmali
Dashamir Shehi
Jorida Tabaku
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Arben Ristani
Genti Strazimiri

LEZHE
Majlinda Bregu
Pal Dajçi
Gjovalin Kadeli
Paulina Hoti
Mark Marku

FIER
Sokol Olldashi
Alfred Rrushaj
Mesila Doda
Kastriot Islami?
Fatos Beja
Myslym Murrizi
Ibrahim Morina

KUKËS
Flamur Noka
Asllan Dogjani
Fatos Hoxha

GJIROKASTËR
Genc Ruli
Spiro Ksera

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI