Kreu i PDIU në Fier: Ne dimë të
bashkohemi vokacionit kombëtarist

Kreu i PDIU në Fier: Ne dimë të<br />bashkohemi vokacionit kombëtarist
FIER - Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga Fieri ku zhvilloi takimin elektoral për prezantimin e këshilltarëve për bashkinë kërkoi mbështetjen për kandidatin Armando Subashi. Idrizi sqaroi se PDIU është një parti e cila i merr vendimet bazuar në kauzën e saj dhe programin e saj.
 
Ndërsa u ndal edhe në vendimin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor për numëruesin e katërt, Idrizi sulmoi kryetaren Lefteri Luzi e cila sipas tij nuk e kupton ku është PDIU, një parti që ka 5 mandate deputetesh në Fier dhe për këtë duhet e ketë numërues.
 
“Në këtë mazhorancë ne po shohim dëmshpërblimin për të përndjekurit politik, çështjen e kthimit të pronave, çështjen e hapjes së dosjes që nuk e bënë ata të cilët morën një parti dhe e mbajtën me një sekretar partie për 25 vjet. E pra ne dimë të bashkohemi vokacionit kombëtarist. Ju keni parë një vendim të kolegjit zgjedhor 6 votime me gjithë Luzen e Portokallisë së KQZ-së nuk e kuptuan dot se ku ishte PDIU. Gjashtë votime të ndryshme ku komisionarët e PS dhe LSI-së thonin që i takon po duhet ta marri nga krahu tjetër e 4 votime të tjerë, 3 votime të tjera që pranonin që ne duhet të kemi numërues po duhet ta marrim nga krahu tjetër. PDIU është në shtëpinë e vet, është në këtë sallë, është në çdo vatër shqiptari.”- tha Idrizi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete