Idrizi në '45 minuta': Mbyllja e basteve, gjest i duhur, por Rama po 'luan bixhoz' me fatin e shqiptarëve

I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, vlerëson nismën e qeverisë për mbylljen e basteve sportive nga 31 dhjetori 2018. Ai tha se ligji i miratuar sot në Kuvend është i vonuar, por gjithsesi duhet të përshëndetet. 

Do ta quaja një vendimmarrje të vonuar, por është për t’u përshëndetur. Kur thash është i vonuar kam parasysh faktin disa nga tentativat e viteve më parë për largimin e basteve, llotove, kazinove nga qyteti. 

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU

Megjithatë, Idrizi nuk fsheh dyshimet ndaj qeverisë për një Shqipëri pa baste sportive, pasi sjell në vëmendje aksionin “Fundi i Marrëzisë” në 2013, kur kazinotë e mbyllura u rihapën sërish.

"Por të mos harrojmë që ishte kjo qeveri që nisi aksionin fundi i marrëzisë dhe i ktheu bastet në një marrëzi kolektive. Ka qenë 1900 pika në 2013, ndërsa tani janë 4000 e ca në të gjithë vendin. Vazhdë e kësaj politike që shqiptarë të rrinë në dyert e lotove, të Lotarisë Amerikane dhe si rrjedhojë 370 mijë duan të largohen nga Shqipëria. Unë jam për mbylljen e të gjitha basteve. Pamundësia është ajo që i çon shqiptarët drejt basteve. Rama po luan bixhoz me fatin e shqiptarëve", tha Idrizi. 

"Vetëm për muajin tetor, sipas asaj që kanë raportuar mediat greke nga sherri Kotzias-Tsipras, pranohet se janë paguar 1 mln euro. Tsipras thotë se ne i kemi disiplinuar fondet sekrete, sepse më përpara jepeshin me qese të zezë dhe sot janë të emancipuara. Si është e mundur që në mes të dy vendeve që janë anëtarë të NATO-s, një vendi anëtar të BE dhe një vendi kandidat të vazhdohet me metoda të luftës së ftohtë. Janë dhënë për të influencuar një pjesë të medias, gazetarëve për interesa të Greqisë. Prokuroria duhet të hetojë dhe ne do çojmë padi në Prokurorinë e Tiranës për këtë çështje. Ka politikanë të paguar nga Greqia", tha Idrizi. 

Idrizi foli edhe për marrëveshjen detare me Greqinë, kur tha se edhe pakti Bushati-Kotzias është i papranueshëm.

"Kotzias thotë do zgjerohemi me 12 milje në ujërat territoriale, Bushati thotë nuk di ç'a ka ja thënë homologu i tij grek, si ushtari Shvejk... Ne nuk duhet të hynim në lojën mes Turqisë dhe Greqisë. Pësr 70 vjet Greqia nuk e ka ushtruar dot këtë të drejtë të zgjerohet me 12 milje...pikërisht tani".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cami: 25/10/2018 17:37

    Po ti ore kaqol a je paguar apo jo? Kete nuk e thua.Mesa duket ta paska blere sumen Greku dhe ti per para shet tet eme dhe tet ate. Mjere ceshtja came qe pret zgjidhje nga ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja