Kreu i PDK-së Hoxhaj takim me Lajçak: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës! Kërko falje për punën e hartës
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe kreu i PDK-së
Pas takimit me kreun e LVV-së Albin Kurti, presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe kryeministrit në largim Avdullah Hoti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me kreun e PDK-së Enver Hoxhaj.
Pas takimit, në faqen zyrtare të PDK-së në Facebook, përmes një postimi janë bërë publike pikat kryesore të diskutimit mes Hoxhajt dhe Lajçakut.
Sipas këtij postimi thuhet se Hoxhaj, ka njoftuar për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet do të njohin njëra-tjetrën dhe Kosova do të jetë pjesë e OKB-së.
Gjithashtu gjatë takimit Hoxhaj ka shprehur edhe shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë, duke i thënë se duhet të kërkojë falje lidhur me këtë çështje.
Historia e “hartës” së Lajçak ka ardhur si pasojë e revoltimeve të shumta të qytetarëve të Kosovës, pasi gjatë një interviste të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, dukej një hartë në të cilën tregohej Ballkani dhe Kosova dukej si pjesë e Serbisë.
Megjithatë menjëherë Lajçak reagoi duke postuar hartën dhe duke thënë se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstitutimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Lajmi kryesor:
Kurti në takim me të dërguarin e BE-së, Lajçak: Dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i parë! Nuk jemi kundër por duhet të përgatitet mirë
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53