Kreu i ri i KQZ-së, përzgjidhen 4
kandidatura, opozita i kundërshton

Kreu i ri i KQZ-së, përzgjidhen 4 <br />kandidatura, opozita i kundërshton
Komisioni i Ligjeve përfundoi fazën e parë të seancës dëgjimore me kandidatët për kryetar dhe anëtar të KQZ-së. Pas një procedure seleksionimi me votim të lirë mes anëtarëve të Komisionit, u përpilua lista me katër emrat të cilët garantuan mbështetjen më të madhe në garën për kreun e KQZ-së. Ata janë Marsida Xhaferllari, Haki Mustafa, Endrit Reka dhe Lefterie Lleshi Luzi.

Nga ana e saj opozita akuzoi mazhorancën se po vë në zbatim një skenar të parapërgatitur përsa i përket 4 kandidaturave të përzgjedhura për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky fakt denoncohet nga deputetja socialiste Ermonela Felaj gjatë një lidhjeje telefonike për A1 Report.

"Katër emrat janë të parapërgatitur nga mazhoranca. Seanca dëgjimore nuk pati vlerë. Rusmajli doli kundër Kodit Zgjedhor"- tha Felaj në lidhje telefonike pas përfundimit të komisionit.

Gjatë mbledhjes së komisionit ka pasur replika mes Ilir Rusmajli, Kryetarit të Komisionit te Ligjeve dhe Fatmir Xhafaj i PS-së
Duke replikuar me Rusmajlin, nënkryetari socialist i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj deklaroi se opozita përjashton dy kandidatët Haki Mustafa dhe Endrit Reka pasi nuk plotësojnë kriteret. Nga ana e tij Rusmali tha se kandidaturat kanë nga 14 vota nga ana e deputetëve të PD e PS.

Opozita pretendon se mazhoranca shkeli rregulloren e Kuvendit dhe nenin 15 të Kodit Zgjedhor duke deklaruar se kandidatët nuk mund të përjashtohen por duhet të hidhen në votim.

Pika Ç e nenit 15 të Kodit Zgjedhor parashikon se përfaqësuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim. Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit pra 71. Kreu i Komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli e ndërpreu seancën deri sa opozita të marrë një vendim çka do t'i hapte rrugë dërgimit të kandidaturave në Kuvendin e Shqipërisë.

Kandidatët që u praqitën në Komision 
Haki Mustafa 
Sokol Aga
Endrit Reka
Kristqa Kume
Lefteri lleshi
Altin Qoshja
Neritan Kalamishi
Anton Lleshaj
Marsida Xhaferllari
Kastriot Frasheri
Sajmir Vishaj
Gasper Kokaj
Sokol Hasani
Myrteza Myftari
Muharrem Noka 

Kandidatët që nuk u paraqitën në Komisionin
Etleva Papleka
Kozeta Vuksanlekaj
Agron Haxhimali

(sg/kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret