TIRANE - Një kryetar i shoqatës së jetimeve është kapur nga kamerat e emisionit Fiks-Fare, teksa kërkon marrëdhënie seksuale me një adoleshent 17-vjeçar. Maksim Liço, që koordinon punën e shoqatës “Jetimet në fokus” kërkonte favore seksuale nga jetimët në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin. Viktimë e prirjeve të tij seksuale ka rënë dhe një jetim, të cilit shtetasi Maksim Liço, i kishte kërkuar të kryente marëdhënie seksuale.
Nisur nga kjo situatë, adoleshenti i është drejtuar zyrave të emisionit Fiks-Fare, duke kërkuar ndihmë. Fill pas kësaj në gjithçka është monitoruar Maksim Liço, i cili më pas nga përgjimet e kryera del qartë që kërkon të kryejë marëdhënie seksuale me të riun.
Pritet që pas pamjeve filmike, policia e Tiranës të kryejë dhe arrestimin e Maksim Liços. Ky i fundit prej disa kohësh kishte hapur shoqatën e “Jetimëve në fokus” duke thithur nga fondacione të ndryshme shuma të konsiderueshme lekësh, ku në fakt destinancioni i tyre nuk ka qënë ai për të cilën ishte ngritur shoqata.

(Në foto: Biseda ndërmjet të riut dhe Maksim Liço) Foto të tjera
Një pjesë e bisedës së transmetuar në Fiks Fare
Takimi i parë në zyrë me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”
Maksim Liço: Hajde se tanët jemi të gjithë, të shoqatës
Maksim Liço: Zemër çfarë ke? I solle ato dokumentat që folëm?
Maksim Liço: Unë ta mësova problemin. Çfarë problemi të kesh tani do e flasim bashkë.
Maksim Liço: Të mundohem të të fus unë në ndonjë shkollë kështu, që të mos paguash, në ndonjë kolegj, ndonjë kështu?
Fiksi: Unë pashë një çikë në Facebook që ndihmonit…
Maksim Liço: Ore shumë mirë bëre.
Fiksi: Çfarë bëni ju? Çfarë mundësish na jepni?
Maksim Liço: Nga je?
Fiksi: Nga Tirana.
Maksim Liço: Se ku të kam parë unë, pashë një çikë fotografitë.
Maksim Lico: Hajde për çdo gjë, do ta mësoj dhe shtëpinë. Hajde për ca të kesh hall, më thuaj.
Fiksi: Po ça? Të vij të fle te shtëpia jote?
Maksim Liço: Jo mo. Hajde fli ndonjëherë. S’ka problem.
Fiksi: Të vij të fle te shtëpia jote?!
Maksim Liço: Po hajde mo, fli ndonjëherë, kur të jesh pushim apo kur të ashtu.
Fiski: Ti në shtëpi je me familjen tate, s’kam lidhje ke shpia jote.
Maksim Lico: Jo, s’e kam këtu familjen unë
Fiksi: Juve nga jeni me origjinë?
Maksim Liço: Nga Përmeti jam unë
Fiksi: Ndonjë fëmijë kështu, keni ju?
Maksim Liço: Kam dy djem. Moshë e madhe se unë jam 51 vjeç
Takimi i dytë në zyrën e shoqatës “Jetimët në fokus”
Maksim Liço: Urgjentisht të regjistrohesh
Fiksi: Të klasës së tetë?
Maksim Liço: Po të klasës së tetë.
Punonjesi i shoqatës së jetimëve: Çfarë moshe ke një herë?
Maksim Liço: 16 vjeç, po hë se e regjistrojmë. Do e regjistrojmë si jetim. Bjeri të keqen sa më parë tani. Dëftesa e klasës së nëntë, dy fotografi, certfikatat, të vdekjes, të asaj...
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO