Ora policore dhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-COVID, po shkakton shumë dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë.
Këshu thotë në një intervistë për Report Tv, Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve i cili bëri thirrje që të lehtësohen masat kufizuese, në këtë sezon turistik, nisur edhe nga fakti, shton ai se në sheshin ‘Skënderbej’ janë zhvilluar grumbullime masive. Jahaj thotë se nëse nuk hiqen masat kufizuese, ato do të mbyllin, aktivitetin e tyre të biznesit dhe më pas do të ngrihen për të zhvilluar protestë masive.
‘Të gjithë duhet të protestojmë, jemi në pikën arritjes së durimit. Nuk kemi se çfarë të presim, të gjithë jemi të riskuar që të humbasim biznesit. Te gjithë në Sheshin ‘Skëndërbej’ ka festa dhe grumbullime masive, në këtë pikë ne ndejmë këtë lloj diskriminimi dhe këtë lloj selektiviteti. E kemi në qendër të Tiranës dhe e kemi vërë re që është shkelur ora policore.
Kanë 1 vite gjysëm që qytetarët nuk bëjnë ende një dasëm. Ndërkohë që vendet e Rajonit i kanë hapur. Nëse jemi mirë me pjesë e vaksinimit, nëse rastet e vdekjeve janë të harruara nuk ka pse të vazhdojmë me këto masa strikte. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do ketë një mbyllje të bizneseve dhe do këtë një protestë masive në bulevard. Të na tregojnë pse janë ato masa, nuk ka një transparencë pse janë këto masa. Janë non sense masat policore.
Ne nuk kërkojmë asnjë tampon, asnjë certefikatë vaksinimi, të gjitha janë të hapura, maska nuk mban njeri dhe i vetmi biznes me risk të lartë na qenkan klubet dhe kafet. Nëse kemi normalitet në jetën e përditshme duhet të ketë edhe një normalitet natën.’- tha Jahaj.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon restorantin e ri Giorgia Melonit: Ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë të marrin pensionin
15 Gusht, 13:19
-
Refuzuan praninë e Madonës dhe Donald Trump, mbyllet pas 50 vitesh restoranti më i famshëm në Milano
7 Dhjetor 2023, 11:28
-
Shtohet me 10% konsumi në restorante nga turistët, rritja më e lartë në Durrës! Juglindja, rekord për bulmetin
10 Shtator 2023, 08:52
-
Restoranti lundrues në Norvegji bëhet viral në TikTok, mund të shijoni ushqimin edhe nën ujë
9 Gusht 2023, 10:20
-
Revista e famshme italiane, Gambero Rosso artikull kulinarisë shqiptare: 10 restorantet që duhet të vizitoni në ‘tokën e shqiponjave’
6 Korrik 2023, 17:40
-
Vendosnin muzikë të lartë nëpër lokale mbi orarin e lejuar, nën hetim 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë
2 Korrik 2023, 12:27
-
Shpenzojmë 400 milionë euro në vit për bare e restorante, por numri i lokaleve po bie me shpejtësi
27 Shkurt 2023, 07:31
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
I dënuar me 11 muaj burg për kontrolle fiktive në subjekte për masat anti COVID, arrestohet mjeku Ilir Hoxha
3 Nëntor 2022, 13:08
-
Greqia heq kufizimet anti-Covid për të udhëtarët, nuk kërkohet me certifikatë vaksinimi dhe as tampon
3 Maj 2022, 11:58
-
Turizmi pas heqjes së masave anti-COVID, drejtuesi i sektorit të operatorëve turistikë: Pritet sezon i mirë, por çmimet do rriten të paktën me 20%! Problem mungesa e punonjësve dhe ndotja
2 Maj 2022, 14:16
-
Situata nga COVID-19, nga sot hiqen kufizimet për shtetasit që hyjnë në territorin e vendit tonë! Në Morinë fluks i lartë mjetesh
1 Maj 2022, 09:57