Shoqata e transportit publik në Tiranë refuzon të rinisë aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që kanë. Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës së transportit Rrethqytetas dhe Ndërqytetes në Tiranë u shpreh për Report Tv se zbatimi i protokollit është i pamundur dhe se krijon vështirësi financiare.
"Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë e kanë të pamundur.
90% e operatorëve janë për mosrifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet. Dhe në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare. Së dyti subjektet përgjegjëse detare dhe ajrore nuk janë përgjegjëse për distancën por për informimin e tyre pse ne duhet të ndëshkohemi" tha ai.
Por disa kompani do të rinisin nesër transportin, për këtë Sulejmani thotë se "ka disa përfaqësues që mendojnë të fillojnë por do të vijnë te mendimi ynë dhe do e shohin në terren që transporti nuk zbatohen dhe realisht krijon vështirësi financiare" tha ai për REPORT TV.
Kujtim Mema, kryetar i një tjetër shoqate transporti të udhëtarëve, ndërqytetas shprehet për Report Tv se është pro rinisjes së aktivitetit, pasi mbyllja e gjatë i ka dëmtuar shumë ekonomikisht. "Shoqata e bashkuar e transportit ndërqytetas është pro daljes në punë. Jemi rrënuar ekonomikisht dhe transporti i paligjshëm po punon në vendin tonë me 4 fish të çmimit dhe qytetarët kërkojnë që të dalim ne në punë" tha ai për Report Tv.
Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1-Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2-Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4-Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
Vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit
1-Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2-Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.
Lajmi kryesor: