Kreu i Sindikatave për Report Tv: 'Kurum' ka punuar gjithmonë në kurriz të punëtorëve, po tenton t’i nxjerrë në rrugë! Qeveria t’i kërkojë llogari

Përveç hetimeve mbi mbetjet toksike, autoritetet kanë mbërritur në dyert e KURUM për nxjerrjen në rrugë të qindra punëtorëve pas mbylljes së fabrikave të prodhimit. 

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, në një intervistë për Report Tv, tha se që me ardhjen në Shqipëri të ‘Kurum’ nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkrirë mbeturinat, ka shkrirë skorie dhe ka ndotur mjedisin. Sipas Nikollajt Kurum deri tani ka punuar në kurriz të punëtorëve. Sipas Nikollajt, asnjë punëtor nuk është larguar nga puna, por kompania po punon që të largojë punëtorët nga puna.

‘Nuk është mbyllur sot për sot, por po shkon drejt një mbyllje të pashmangshme. Nuk ka asnjë punëtor të larguar nga puna, por po punon me synim të largojë punëtorët nga puna. Sot janë mbledhur strukturat, dhe ju drejtuam Kurum se duhet të jemi palë në tavolinë për çdo lloj dialogu të dalë jashtë sistemi të sindikatave. Që në ardhjen në Shqipëri Kurum ka punuar në kurriz të punëtorëve, duke pasur përfitime me qeveritë shqiptare të radhës. Ne e trajtuam këtë deklaratë dhe jemi të vendosur të mbrojmë punëtorët me çdo çmim.

Kurum e ka marrë ish-Metalurgjikun që ta vërë në punë, mblodhi skoriet e Shqipërisë shkatërroi mjedisin, prodhoi çelik pa prodhuar minerale, në të vërtet, nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkrirë mbeturinat, ka shkrirë skorie dhe ka ndot mjedisin. Kurum përpiqet t’i përçajë punëtoret të krijojë segmente të caktuar për disa punëtorë që mbahen si të privilegjuar nuk përfaqësojnë askënd nuk kanë asnjë tender përfaqësimi. Nuk kanë asnjë target. Mesa duket Kurum po përpiqte të shmangë përgjegjësinë dhe të mbyllë kompaninë. Qeveria duhet t’i kërkojë llogari si Kurum i ka kryer punime.’- tha Nikollaj.

Nikollaj zbuloi, se në marrëveshjen që KURUM pretendon se ka arritur, punonjësit janë përfaqësuar nga Taf Koleci, që sipas tij, më 29 dhjetor 2022 është shkarkuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, nga pozicioni i  Sekretarit të Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë.

‘Taf Koleci ka dy vite që është larguar nga drejtimi sindikatës së Industrisë. Njerëz si Taf Koleci bëjnë blofe që nuk ja leverdis të shpenzojmë kohë. Nëse është legjitim e përcakton gjykata, Taf Koleci është largua nga gjithë funksionet sindikale.’- tha Nikollaj.

Një grup i krimit ekonomik te Durrësit zbarkoi ne ambientet e KURUM, ndërsa prokurorët kanë nisur hetimet për mbetjet e dyshuara toksike që dolën nga Porti i Durrësit përmes kompanisë “Sokolaj”, edhe ajo në hetim e mbrojtur pas faktit se ka eksportuar oksid të parrezikshëm hekuri e jo mbetje toksike.

Uzina e Kurum është vënë edhe nën monitorimin e Inspektoratit të Punës, për të parë nëse nuk janë shkelur të drejtat e punëtorëve, e se si do të mbrohen ata në rast se janë hedhur në rrugë.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiperi te kam dhe...ste morra vesh nje here.: 27/08/2024 08:30

    Po ky rrobqiri qe ka nje jete Kreu I sindikatave dhe eshte ber miliarder me te ashtuquajtura sindikata Shqiptare akoma rron,po ky tani e kuptoj se cfar eshte Kurum ?!

    Përgjigju
  • Lushka: 26/08/2024 20:18

    Yllo do modernizohet gjithshka... mos ki hall se sdo ket me as sindikata ne vendin tend do ket nje monitor qe do flsi me qarte edhe me paster per te drejtat e shoqerise civile... teoria evolucionit darvini. Lexoni pak mos u beni skrap fare fare... cdo gje evolon me hapin e kohes si edhe Kurum international. Sdo ket me nevoj per fuqi punetore ka vetem makineri. Shkarkojne derdhin ne furra edhe opa prokatet... jeta vazhdon edhe pa punuar ne Kurum...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve