Kreu i SPAK, Altin Dumani: Krimi po kërcënon prokurorët, politikës s’i trembemi! Tatimet e doganat zero kallëzime

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata. Në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Altin Dumani gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.

Institucionet s'po bëjnë kallëzime 

Dumani foli dhe për një rënie të kallëzimeve nga institucionet

“Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty?! Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë.

Media 
As media nuk është imune ndaj krimit të organizuar u shpreh Dumani duke shtuar se është detyre e tyre të bëjnë verifikimet.

“Ne e vlerësojmë median si një partner të rëndësishëm. Jemi të kujdesshëm ndaj atyre çështjeve që quhen skandale. Shumë hetime kanë marrë shkas nga mediat. Duhet të kemi parasysh që në realitetin shqiptar media nuk është imune nga krimi i organizuar. Edhe media si çdo gjë tjetër në këtë vend nuk ështe imun. Detyrimi i SPAK është që edhe gazetarët që mund të abuzojnë me detyrën e tyre të verifikinohen. Ne e kemi detyrim ligjor për të kontribuar në mbrojtjen e sigurisë publike dhe kombëtare. Patjetër në respektim të ligjit”, shtoi kreu i SPAK.

Dumani tregon dhe objektivat për 5 vitet e ardhshme.

'Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë' u shpreh Dumani.

Statusi i Prokurorit të SPAK

Dumani foli dhe për nevojën e zgjidhjes së statusit të Prokurorit të Posaçëm

"Ju e dini që mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do vejë. Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë"

Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjorë, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit.

Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK" tha Dumani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
‘Krimi kërcënon prokurorin’, kreu i SPAK, Altin Dumani sqaron deklaratën

1706196328_altindumani.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri një sqarim për deklaratën që u publikua në media, në lidhje me kërcënimin e familjes së një prokurori, gjatë një takimi me dyer të mbyllura, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Në një reagim për Report Tv, Dumani sqaron se nuk ka përmendur një kërcenim konkret, por deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.

“Nuk kam thënë në takimin që jam thirrur ditën e sotme, që është kërcënuar familja e ndonjë prokurori. Më është bërë një pyetje, nëse ndihen të kërcënuar prokurorët nga politika apo krimi i organizuar dhe kam thënë që nuk jam i shqetësuar nga politika, por nga krimi i organizuar,  të cilat janë shtuar dhe prokurorët janë të përgatitur për çdo gjë.”, I tha Dumani gazetares së Report TV, Keti Banushi.

Ora 11:39
Deklarata e kreut të SPAK, Basha: Sulmet e politikës inkurajojnë krimin të kërcënojë drejtësinë

1709564259_basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Basha tha se sulmet e politikës, inkurajojnë krimin që të kërcënojë drejtësinë. Basha ka përsëritur sërish se PD mbështet SPAK-un.

‘Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë. Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t'i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte. Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve. Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi.’- shkruan Basha.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Aksident me pasojë vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Aksident me pasojë vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq