Kreu i Unionit Turistik në Shqipëri, Kasa: Problematikat kryesore ndotja akustike dhe plehrat! Kërkojmë heqjen e orës policore si dhe zgjatjen e orarit të muzikës

Sezoni turistik ka nisur tashmë në të gjithë vendin. Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë në një intervistë për Report Tv se ka mbi një muaj që është organizuar turizmi në bregdet dhe se janë në pritshmëritë e duhura.

Kasa thotë se biznesi privat e ka bërë më së miri punën e tij, dhe se tashme i mbetet puna shtetit, duke nënvizuar së dy problematikat kryesore në vend mbesin plehrat dhe ndotja akustike. Ai shtoi se kanë kërkuar vazhdimisht gjatë sezonit veror të ndalohen ndërtimet pranë zonave turistike.

'Për sa i përket biznesit privat e ka bërë punën e tij hoteleria është në kushte shumë të mirë, ajo që mbetet është puna e shtetit. Turizmi ka ato problematikat e veta, ka dhe problematika të mbartura. Janë mbeturinat, e inerteve, zhurmat që punohen gjatë gjithë kohës. Kjo pjesë i takon shtetit që ta disiplinojë. Ne kemi kërkuar vazhdimisht që gjatë sezonit të ndalohet ndërtimi.'- tha Kasa.

Sa i përket operacionit 'Bregdeti ynë', Kasa tha se ato kanë kërkuar që të vijojë në shtator dhe jo tani në sezonin veror.

'E kam kundërshtuar dhe kam kërkuar që të vijojë në shtator, por jo tani në sezonin veror. Nuk është se ka pasur ndonjë problem për momentin me aksioni, por mirë do të ishte të zhvillohej në vjeshtë.'- tha Kasa.

Shtyrja e orës policore dhe zgjatja e orarit muzikor janë dy nga kërkesat që Kasa thotë se u ka bërë Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të krijohet lehtësi për lëvizjne e turistëve, por edhe për argëtimin e tyre.

'Kam dërguar edhe një letër ku kërkoj dhe dy tre gjëra të vogla siç është heqja e orës policore. 12 me 6. Për këto 6 orë nuk bën pushim virusi! Duke pasur parasysh situatën, them se nuk është  nevojshme të qëndrojë kjo masë ne fuqi pasi krijon edhe probleme me turistët që vijnë nga jashtë. Kjo pasi shoferët e agjencive që sjellin turistë nuk lejohen që të qarkullojnë me autobusë me njerëz brenda. Pastaj edhe imazhi kur i ndalon polica, pasi krijon përshtypjen e  një vendi jo të sigurt. Zgjatja e lejimit të muzikës, të paktën deri në mesnatë. Kjo pasi muzika krijon edhe gjallëri, përveçse turistët marrin kënaqësinë që dëshirojnë është gjë e mirë dhe për bizneset pasi shtohet xhiroja. të arrijmë standardet e turizmit bashkëkohor.'- tha Kasa.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zen: 22/06/2021 21:46

    Mos te bejme zhurme me ndertim por te bejme zhurme me muzike tallava se gjallerohet turisti. Hajde hajde!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur