Një 44-vjeçar u arrestua nga policia në Klos pasi ndërtoi pa leje ngjitur me monumentin e kulturës Ura e Vashës. Objekti u zbulua nga kontrollet e policisë për parandalimin e krimeve mjedisore.
Sipas policisë, i arrestuari kishte bërë ndërhyrje duke cenuar monumentin. Medi Sina me banim në Fshat, Klos është në akuzë për 2 vepra penale, shkatërrim i veprave kulturore dhe ndërtim i paligjshëm.
I arrestuari mësohet se ka një lokal 30 metra pranë Urës së Vashës. Në qershor 2025, një 50-vjeçar nga e njëjta familje, u hetua për dëmtimin e monumentit të kulturës pasi kishte ndërhyrë me mjete të rënda në afërsi të urës dhe në shtratin e lumit Mat.
"Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos. Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”. Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon", njoftoi Policia.
Ura e Vashës, me mbi 300 vjet histori sot, ka ndryshuar pamje. Pranë saj janë kryer ndërhyrje të paligjshme, me struktura betoni dhe gërmime në zonën përreth.


-
Vetem kur te shkoni njehere ne ate vend e ta kuptoni se kush eshte gabim. Ai ka bere nje mrekulli qe ajo zone do krenohet me te. Uren e vashes ai vetem e beri te prekshme nga njerezit e mbare vendit se e kishin mbuluar shkurret e dheu
Përgjigju -
Ka dashur ta bej per me kalu makinat bosi me shtu pune
Përgjigju -
Perzoten jan cmend njerezit.
Përgjigju -
Sa ropderr mund te jesh qe te besh kte masaker,sa te babzitur paskemi qen mer vlla
Përgjigju












Komente
Komento