Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja, duke e cilësuar humbjen e tij si të pazëvendësueshme.
Në një postim në Facebook, ish ministrja e jashtme e përshkruan Lapardhajën si një njeri të rrallë në realitetin shqiptar.
“Mendimtari, esteti, gazetari, autori, opinionisti, por mbi të gjitha Njeriu Namir Lapardhaja, ishte krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare. Largimi i tij, kjo humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët, vendin, është diçka që ndoshta nuk do besohet kurrë se ndodhi. Shpirti iu prehtë në paqen e amshuar!”, shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja! Analistë e figura politike shprehin ngushëllimet










