Nga kuzhina, tek skulptura, krijimet më të bukura në ditën Botërore të makaronave.
Këto janë skulpturat më të çuditshme të realizuara duke përdorur ekskluzivisht makarona, të formave dhe të llojeve të ndryshme.
Hapësira krijuese, me rastin e Ditës Botërore të Makaronave, e cila festohet çdo vit në datën 25 tetor, që prej vitit 1998-së.
Edhe këtë vit, shefa kuzhine dhe skulptorë, janë munduar të krijojnë skulptura të fantazive të ndryshme.
Një rast shumë i mirë, për të parë këto vepra të tilla, që kanë si qëllim të paraqesin rëndësinë e këtij ushqimi kaq të shijshëm, për të gjithë.
Makaronat, kanë mjaft karakteristika ushqyese dhe nëse do të merreshim me shifrat e konsumit të tyre, mund të themi se Italia, konsumon 26 kg makarona në vit, duke u ndjekur nga Venezuela, me 13,2 kg.
Sipas disa studimeve, nuk është e vërtetë që makaronat favorizojnë shtimin në peshë, por varet nga personat që i konsumojnë dhe nga jeta që ata bëjnë, nëse lëvizin ose jo gjatë ditës së tyre.
Gjithashtu, nutricionistët thonë se pa karbohidrate, apo pa makarona, një dietë nuk do të ishte e bilancuar dhe e kompletuar.
Është e rëndësishme të theksohet, se shkencëtarët e 16 vendeve, duke u nisur nga disa kërkime shkencore specifike, kanë paraqitur një dokument, ku makaronat klasifikohen si model ushqyes për të luftuar obezitetin dhe kequshqyerjen.
Redaksia Online
Redaksia Online
(Elvana Bilali /a.ç /shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com