Krijimi i Gjykatës Speciale, AAK:
Vendimi i Kushtetueses, skandaloz

Krijimi i Gjykatës Speciale, AAK:<br />Vendimi i Kushtetueses, skandaloz
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar për shqyrtim kërkesën e partive opozitare të Kosovës për vlerësimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale.
 
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar partia opozitare Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë vendim si skandaloz për gjyqësorin e Kosovës.

Në deklaratën për mediat AAK nënvizon se pasojat e këtij vendimi pritet që të jenë skandaloze.
 
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të ndikimeve politike s’po mundet as të kompletohet me të gjithë gjyqtarët, është një shembull skandaloz për gjyqësinë kosovare. Do të dëshmohet se pasojat e kë tij vendimi do të jenë afatgjate”- thuhet në deklaratën e AAK-së.
 
AAK përfundoi deklaratën duke vazhduar akuzat se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i ndikuar nga politika.
 
“Por duket se Gjykata Kushtetuese ka mbetur e infektuar deri në palcë nga politika. Konsiderojmë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion e ka shpallur veten ‘NUL’, sepse Gjykata Speciale, nuk do ta njohë si autoritet gjyqësor as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës” – përfundon deklarata e AAK-së.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë