Krijimtaria e re e Moikom Zeqos
studiuesit e vlerësojnë si erudit

Krijimtaria e re e Moikom Zeqos<br />studiuesit e vlerësojnë si erudit<br /><br>
Librat me poezi dhe publicistikë të Moikom Zeqos janë promovuar në Muzeun Historik Kombëtar. Ky promovim është bërë nga institucioni në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. 

Dhjetëra studiues e personalitete të letrave kanë vlerësuar krijimtarinë dhe veçoritë e stilit të Mojkom Zeqos në letërsi.

“Po jua them me ndërgjegje të pastër dhe të plotë se kur je përballë Mojkomit ndihesh inferior dhe unë e kam të vështirë të gjej njerëz intelektualë që para Mojkomit të ndihen superiorë dhe të sigurt. I kam lexuar me vëmendje të gjitha librat e Mojkonit dhe janë 12 vëllime poetike, sikur nga 500 faqe njëri, shiko çfarë vëllimesh të jashtëzakonshme që duhet të ulesh të punosh dhe të harmonizosh siç bën Mojkomi. Në një varg pa fund metaforash, sepse truri i tij është metaforik. Të lidhësh bashkë qiellin me qënien njerëzore, antologjinë me faktologjinë të themi, të lidhësh bashkë ndjenjën dhe arsyen”, shprehet studiuesi Josif Papagjoni.

Dorian Koçi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar ka vlerësuar të gjithë kontributin e Moikom Zeqos në letrat shqipe

“Universi kulturor dhe historik i këtij njeriu shkon përtej asaj që mund të quhet njohje e zakonshme e një intelektuali, së dyti ndihem i nderuar sepse Profesor Moikom Zeqo është një nga ish drejtuesi te Muzeut Kombëtar, pra këtu ai është në shtëpinë e tij që për tetë vite e ktheu në një vend ku mbizotëronte kultura”, tha Koçi.

Profesor Fatos Tarifa ka folur për udhëtimin e Moikom Zeqos në historian e kulturës shqiptare.

“Nëse përpiqemi të gjejmë një cilësor për profesionin ose për profilin intelektual të Moikomi, ai është para së gjithash një shkrimtar, prozator, eseist, poet, arkeolog, historian, bizantolog, orientalist, apo është të gjitha këto të mërra sëbashku, me fjalë të tjera një shkrimtar euridit dhe enciklopedist”, shprehet Profesor Tarifa.

Moikom Zeqo është një prodhimtar i madh në fushën e studimeve dhe të krijimtarisë letrare. Së fundi ai ka botuar edhe një vëllim voluminoz “Lagushi i panjohur”, që vetë ai e quan lirikun më të madh të të gjitha kohërave.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë