Krijohet Asociacioni shqiptar 
Vuçiç:Reagojmë edhe me forcë

Krijohet Asociacioni shqiptar <br />Vuçiç:Reagojmë edhe me forcë
PRESHEVË - Deputetët e Kuvendeve te tri komunave shqiptare ne Serbine jugore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ashtu siç ishte paralajmeruar sot me flamurin kombëtar ne ballë të Kuvendit, me shumicë votash kanë miratuar themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi.

Por ky vendim kundërshtohet nga Beogradi zyrtar. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm politik dhe të papranueshëm.

“Serbia di si të reagojë - me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, -ka theksuar Vuçiç.

Deputetet e tri komuneve shqiptare me shumice votash i than e PO asociacionit të Komunave Shqiptare-AKSH-së. 100 % e deputetëve të këtij Kuvendi votuan pro krijimit të Asociacionit.

Votimi u zhvilluan në nje atmosferë tejet të tensionuar pasi kishte presion sa nga qeveria e Beogradit po aq edhe nga forcat e medha policore dhe ushtarake që lëviznin nëpër qytetin e Preshevës dhe ne malet e Karadakut.

Pas miratimit të ketij asociaconi nga kuvendaret shqiptarë në Preshevë, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka deklaruar se ky proces është një akt historik që edhe shqiptarët e Luginës të kenë AKSH-në e tyre, është jo vetëm përgjigjie e reciprocitet me statusin e serbëve në Kosovë, por edhe imperativ i kohës për nje perspektivë më të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës drejt integrimeve evropiane.

Mblidhen shqiptarët e Luginës, gati për votimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare -AKSH
Pas nje debati prej nje bati gati nje oresh eshtë kërkuar pauzë 10 minuta në pjesën e parë të seancës. Ekipi prej tre gazetarve të “Presheva jonë” Gazetari i do të na mbajë të informuar rreth gjithë kësaj mbledhje dhe akti historik.

Ndonëse janë paralajmëruar që do të jenë 66 këshilltarë, deri më tani në sallë janë prezent 44 prej tyre.  Këshilltarët e Kuvendit Komunal Presheva dhe Bujanoci pritet që pas orës 11:00 të të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare në Serbi. Asociacion do të jetë i ngjashëm për nga përmbajtja dhe fuqia me atë që do ta themelojnë serbët në Kosovë, ndërsa, sipas përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës, Asociacioni shqiptar ka mbështetjen e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Shqiptarët sytë kah Presheva, Lugina sot nen tytat e forcave serbe shpallë Asociacionin
Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot mund ta shkruajnë historinë.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se sot (e shtunë) në Kuvendin e Preshevës do të merret vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare.

Ai ka deklaruar ky asociacion do të jetë i njëjtë me asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Teknikisht jemi përgatitur. Janë ftuar të gjithë zyrtarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në orën 11:00 do të fillojë seanca e shqiptarëve në Kuvendin e Preshevës, në të cilën do të merret edhe vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës. Jemi duke e zbatuar parimin e reciprocitetit. Nëse serbët në Kosovë do të kenë asociacion të komunave të tyre, atëherë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës do ta kenë asociacionin e tyre”, ka thënë Musliu per agjenicine e lajmeve « Pesheva jonë »

Agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” ishte mediumi i parë qe sensibilizoi ceshjen shqiptare ne Luginen e  Preshevës pas marrëveshjes se Brukselit ku pala serbe dhe kosovare nenshkruan kater marreveshje, ku njerin nga to u jepet drite jesheli edhe themelimit te “asocioacionit serb” ne Kosovë.

Keshtu si kunderpërgjigjie përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kane parlajmeruar para dy jave se po mobilizohen per te themeluar Asociacioni i Komunave Shqiptare edhe në Serbi.

Vetëm 24 orë pas marrëveshjes së Brukselit kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se “pas asociacionit serb në Kosovë edhe Lugina e Preshevës do të themelojë asociacionin e komunave shqiptare. Sipas Musliut Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera dhe do të synojë autonominë, me variant të mundshëm bashkimin me shtetin amë-Kosovën." (“Tanjug: Jonuz Musliju za agenciju “Preševa Jone” dao Ideju o formiranju asocijacije albanskih opština aktuelizovao je krajem avgusta“)”
 
Lideret e Lugines  “falenderojn” Vucicin dhe Mustafën për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi
I pari nga qeveria serbe doli inistrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ku ju tërhequr vërejtjen shqiptarëve në Serbi qe të «mos të luajne me zjarrë » duke kerkui të hiqet dorë me Asociacioni i Komunave Shqiptare.

Ndrësa Kryetari i Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Luginën e Preshevës, Zoran Stankoviç, deklaroi për mediat serbe se nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet Prishtinë Beograd edhe çështja e shqiptarëve të Luginës. Ai deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë autonomi apo një farë asociacion i të komunave shqiptare, ndaj i bëri thirrje shqiptarëve për seriozitet dhe përgjegjësi.

Serbia di se si të reagoj me urtësi dhe inteligjencë, dhe sa herë që është e nevojshme për të treguar forcën, mos u bëni merak, me siguri do të dinë se si ta tregojn atë – tha Vuçiç për mediat serbe. Per nisjen e ushtrise serbe drejt Preshevës e ka konfirmuar edhe miistri i mbrojtjes Bratislav Gashic.

Dokumentin i shpalljes së AKSH- Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi.
Në këtë dokument shkruhet se shqiptarët e komunave shqiptare në Serbi duhet ta realizojnë themelimin e Asociacionit në Serbi, duke e pasur për model Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Ky projekt-dokument  është bërë nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Shukri Imeri, kryetari i Bujanovcit Nagip Arifi, si dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Lideri nga Presheva dr.Skedner Destani (BDL) ka pohuar për agjencine elajemeev “Presheva jonë” se “ne kët hap politik e bejme jo per panik ne Serbi, por ne baza demkratike dhe konform reciprocitetit. Me inicativen tone drejt themelimit të asocionint te komunave shqiptare ne Serbi , ne  “falenderojme” serbet e Kosovës sidomos kryeministrat Vucic dhe Mustafën me rastin e nenshkrimit te marrëveshje me 26 gusht te ketij viiti ne Bruksel..”/preshevajone/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’