Atmosferës së krijuar në këndin e festave në lulishten pranë memorialit të "Gjergj Kastriotit" në Lezhë, i është shtuar edhe Betlehemi. Simboli i festës së Krishtlindjeve, vendi ku lindi Jezusi është ngritur për herë të parë në qendër të qytetit, falë bashkëpunimit të Bashkisë me Dioqezën, duke sjellë dritë gëzimi dhe shprese.
Bekimi dhe hapja e Betlehemit u udhëhoq nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Imzot Otavio Vitale në prani të dhjetëra qytetareve të cilët ju gëzuan këtij momenti.
Krishtlindja është një festë e rëndësishme për të treguar dhe harmoninë mes njëri-tjetrit u shpreh ipeshkvi i i dioqezës së Lezhës Otavio Vitale.
Organizimi dhe Atmosfera e krijuar në Lezhë në prag të festave të fundvitit po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, duke i dhënë gjallëri mbrëmjeve në këto ditë dhjetori.