Krijohet Këshilli i Arsimit të
Lartë, 12 anëtarët rol këshillimo

Krijohet Këshilli i Arsimit të<br />Lartë, 12 anëtarët rol këshillimo
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka krijuar Këshillin e Arsimit të Lartë, një këshill që do të ketë në përbërje të tij12 anëtarë të cilët do të kenë rol këshillues ndaj ministrit.
 
Me vendim të Këshillit të Ministrave, ky Këshill është organ këshillimor për politikat e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, pranë ministrit përgjegjës për arsimin.
 
Ai  kryesohet nga ministri përgjegjës për arsimin dhe ka në përbërje 12 anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohura të fushave akademike. 
 
Ata emërohen me urdhër nga ministri përgjegjës për arsimin për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë riemërimi pa kufizim dhe shkarkohen prej tij. 
 
Këshilli shqyrton dhe këshillon ministrin lidhur me: hartimin e strategjive e të programeve kombëtare për arsimin e lartë e kërkimin shkencor, drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore; fushat parësore dhe programet e kërkimit shkencor e të zhvillimit teknologjik; standardet për hapjen, riorganizimin, pezullimin, mbylljen dhe akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë ose programeve të studimeve.
 
Po ashtu, kriteret për dhënien e titujve dhe gradës shkencore; zhvillimin e politikave të veçanta dhe mënyrat e financimit të tyre; statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik dhe çdo çështje tjetër që kërkohet nga ministri përgjegjës për arsimin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve