Krijohet Seksioni Antikorrupsion te
Krimet e Rënda për zyrtarët e lartë

TIRANE - Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar ngritjen e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurive pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.  Sipas Prokurorisë, kjo njësi krijohet pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi në fillimin të muajit Shtator 2014. 

Në krye të këtij seksioni  është caktuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja dhe në përbërje të saj janë caktuar dy prokurorë dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore. Burime për A1 Report bënë të ditur se dy prokurorët në përbërje të kësaj njësie do të jenë, Manjola Katana dhe Përparim Kulluri.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kompetencë hetimore për rastet e korrupsionit tek zyrtarët e nivelit të lartë; gjyqtarë, prokurë dhe funksionarë të tjerë të lartë, përjashtuar zyrtarët për të cilët zhvillon hetime nga Prokuroria e Përgjithshme. 

Siç thekson organi i akuzës, kjo njësi do të përqëndrohet në dy detyra kryesore. Së pari kjo njësi do të hetojë të gjitha veprat penale të zyrtarëve të parashikuara në nenet:
 
-Neni 245 i Kodit Penal (“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të të zgjedhurve vendorë”)
- Neni 260 i Kodit Penal (“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të të zgjedhurve vendorë”)
- Neni 319 i Kodit Penal (“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë")
- Neni 319/ç i Kodit Penal (Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”)
 
Së dyti, kjo Njësi do të ketë në fokus hetimin pasuror. Struktura e re do të hartojë praktikat e unifikuara, si edhe do të koordinojë veprimtarinë e Prokurorisë për Krime të Rënda sa i përket hetimit pasuror. Ky lloj hetimi është një prioritet kryesor, me synim goditjen e grupeve dhe strukturave kriminale në aspektin ekonomik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës