Pendohet krijuesi i qenit Labradoole: Unë krijova një përbindësh të Frankenstein

Pendohet krijuesi i qenit Labradoole: Unë krijova një përbindësh të Frankenstein

Wally Conron 90 vjeç, duket se është vonë për të korrigjuar gabimin e tij dhe është penduar përmes televizionit. Në TV ai tha se i dhënë botës me "monsters të Frankenstein".

Conron ka punuar për ‘Guide Dogs Victoria’ në Australi. Ai arriti të krijojë kryqëzimin e parë në vitin 1989. Në një intervistë për BBC ai tha se "Unë hapa një kavanoz prej të cilit doli përbindëshi i Frankensteinit”.

"Keqardhja e madhe" e krijuesit është se shpikja e tij i ka hapur rrugën "njerëzve joetikë dhe të pamëshirshëm", të cilët rrisin qen për t'i shitur me çmime shumë të larta, duke favorizuar një treg shumë të lehtë për të kërkuar zëvendësues humanoidë, qen me sy të mëdhenj që evokojnë këlyshët e njeriut.

"Por shpesh pa menduar për shëndetin e qenve dhe pasardhësve të tyre".

Fjalët e Conron kanë ringjallur në gjithë botën debatin për kufijtë e manipulimit gjenetik. ‘Ne luajmë për të krijuar zota, krijojmë dhimbje për estetikë’, - tha Conron.

Sipas Conron shumica e Labradoodle janë "tëçmendur ose kanë një problem trashëgues".

Sot ai beson se ka shkuar shumë larg me mbarështimin e kryqëzimit, i cili mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kongjenitale te qentë, veçanërisht gjatë brezave.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari