Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër. Burri, Vlash Krajni, ka qëlluar bashkëshorten e tij me çekiç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Krimi në familje ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, për motive ende të paqarta. Leze Krajni, 68 vjeçe, është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

73-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë. 

Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajm në përditësim...