GREQI - Shën Valentini ka shënuar një viktimë në Greqi. Një krim pasioni ka ndodhur në një palestër të qytetit të Kallamatës në Greqi, ku autor është një 30-vjeçar shqiptar, ndërsa viktimë një 32-vjeçare greke.

Shqiptari Eris Ismaili qëlloi me një plumb në kokë ish-të dashurën e tij Elina Vachaviolou. Të dy personat kishin për një periudhë kohë marrëdhënie intime me njeri-tjetrin dhe tashmë ishin ndarë. Pasi qëlloi ish-të dashurën ai vendosi pistoletën në kokë duke vrarë dhe veten.

Elina Vachaviolou
         (Në foto shqiptari 30-vjeçar Eris Ismaili)


Eris Ismaili
           (Në foto 32 vjeçarja greke Elina Vachaviolou)

Sipas mediave greke mësohet se, shqiptari ishte dëbuar nga shteti helen pasi nuk kishte leje qëndrimi, por më pas ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme duke punuar si punëtor krahu.

Si ndhodhi krimi
Vrasja ndodhi në palestrën ku punonte vajza greke. Pas një zënke mes çiftit mësohet se djali i ka drejtuar armën vajzës, duke e qëlluar në kokë. Menjëherë pas krimit, ai drejtoi armën nga vetja duke e shkrepur. Nga mediat raportohet se ngjarja ka ndodhur para babait të vajzës.

Ndarja
Nga të afërmit e 32-vjeçares greke kishte mësuar se ajo ishte ndarë me Eris Ismailaj ditën e Krishtlindjeve, të vitit që lamë pas. Ndarja ndodhi pasi 32-vjeçarja mësoi identitetin e vërtetë të riut, i cili fillimisht ishte prezantuar në Kalamata si një shtetas italian, i quajtur Erisiano Capetano. Origjinën e tij ishte shqiptare Erisi e kishte fshehur, ky fakt i cili solli edhe ndarjen e çiftit.