Krimet e luftës, Beogradi shpall
fajtorë 11 ish-anëtarë të UÇK
Beogradi ka shpallur fajtorë 11 ish-anëtarë të UÇK-së për krime lufte, duke i dënuar ata në total me 116 vjet heqje lirie. Sipas mediave serbe mes 17 të akuzuarve, gjashtë u shpallën të pafajshëm nga gjykata në Beograd, ndërsa 11 të tjerët u shpallën fajtorë për krime lufte.
Beogradi ka shpallur fajtorë 11 ish-anëtarë të UÇK-së për krime lufte, duke i dënuar ata në total me 116 vjet heqje lirie.
Kolegji penal i kryesuar nga gjyqtarja Snezhana Nikoliq- Garotiq i ka dënuar 11 pjesëtarë të Grupit të Gjilanit prej të cilëve dy gjenden në arrati kurse shtatë të tjerë që gjenden në arrati, i ka liruar nga aktakuza si të pafajshëm. Agush Mehmeti, Nazif Hasani, Seliman Sadiku dhe Burim Fazlia më nga 12 vjet heqje lire, Ahmet Hasani më 13, Faton Hajdari më 10, Samet Hajdari më 15, Ferat Hajdari e Kamber Sahiti me nga 8 vjet, dhe të arratisurit, Shefket Musliu me 5 e Ali Sadiku më 8 vjet burg.
Nga aktakuza janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Alia, Shaqir Shaqiri, Sadik Alia, Idriz Alia, Ramadan Halimi dhe më herët Shemsi Nuhiu .
Procesi gjyqësor kundër këtij grupi ka nisur më 23 shtator të vitit 2009 dhe më 21 janar të vitit 2011, nëntë nga ata janë dënuar me gjithsej 101 vjet burg. Ata ngarkohen se si pjesëtarë të UÇK, nga fillimi i qershorit deri në fund të dhjetorit të viti 1999, në territorin e komunës së Gjilanit, në mënyrë mizore deri në vdekje i kanë munduar të paktën 47 persona të nacionalitetit serb nga të cilët 32 edhe sot e kësaj dite konsiderohen si të pagjetur. Kurse të paktën 148 veta kundërligjshëm i kanë privuar nga liri, i kanë munduar, dhunuar e pastaj liruar, prej të cilëve të paktën 80 nga ata janë munduar mizorisht dhe janë vrarë.
Dhoma për krime të luftës e Gjykatës së Apelit në Beograd, e ka miratuar më 7 dhjetor të vitit 2011 aktgjykimin me të cilin apelohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda kthehet për rigjykim. e në bazë të ankesave të mbrojtëse te të akuzuarve.
Rigjykimi ka nisur më 23 mars të këtij viti kur është integruar aktakuza e përbashkët për të burgosurit dhe të arratisurit, dhe pas procesit jo të gjatë gjyqësor, sot, edhe përkundër mohimeve te të akuzuarve se kanë bërë krime të tilla të cilat i kanë quajtur të kurdisura, kolegji gjyqësor serish mori aktgjykimin e lartpërmendur.
(rg/jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09