Krimet nga përdorimi i drogës, flet psikiatrja Rreli: Pak kërkojnë ndihmë! Ja zonat e nxehta të shpëndarësve të drogës në Tiranë

Florjan Tonuzi, i cili vrau me thikë vëllain në Maqellarë të Dibrës, ishte përdorues droge. Por Florjani 26 vjeç, është një mes qindra të rinjve që përdorin lëndë narkotike.  Për psikiatren Arjana Rreli situata nuk është aspak e mirë

“Ne kemi parë shtim të numrit të rasteve patjetër, dhe unë shpesh hasem me raste të tilla kur një person e tregon si diçka komplet normale përdorimin, sidomos të marijuanës apo të hashashit", thotë mjekja Rreli.

Droga afron pasoja të riparushme në shëndetin mendor, sipas psikiatres.

“Janë edhe pasojat e tjera afatgjata në shëndetin mendor që shkojnë deri në çrregullime të mënyrës së të menduarit apo të funksioneve njohëse konjitive, me shfaqjen e dëmtimit të memories, atrofi cerebrale. Pra, në pasoja deri diku të pariparueshme në kohë", shprehet Rreli.

Koha kur përdoruesit kërkojnë ndihmë e ka përkeqësuar gjendjen.

"Më së shumti tek ne vijnë dhe kërkojnë ndihmë persona të cilët kanë bërë komplikacione pas përdorimit të këtyre substancave dhe duke filluar që nga çrregullim ankthi, atak paniku, çrregullim psikotik, delirium apo intoksikacion në këto substanca, patjetër që e vënë në vështirësi individin, i cili herët apo vonë vjen të kërkoj ndihmë".

Pavarësisht luftës ndër vite, shumë përdorues droge nuk kërkojnë ndihmë. Raporti mes atyre që e kërkojnë dhe kanë nevojë është shumë i ndryshëm.

"Nuk ka një ndërgjegjësim përsa i takon çfarë këto substance mund të shkaktojnë në shëndetin mendor, si në terma kohor afatshkurtër sin ë atë afatgjatë. Për këtë arsye unë mendoj se personat që paraqiten për ndihmë janë shumë herë më pak se ata që kanë nevojë për ndihmë".

Por, si e gjejnë drogën të rinjtë në Tiranë?

Të kërkosh dhe ta gjesh nuk është aq e vështirë sa duket. Në lagjet kryesore, dhe të shpërndarë rreth e qark kryeqytetit janë shitësit e dozave të vogla, të cilët shërbejnë si furnitorët kryesor të përdoruesve. Në Tiranë ka disa zona që njihen nga më të nxehtat. Ato janë ish-Stacioni i Trenit dhe  ish-Parku i Autobusëve. Lapraka, Kombinati, zona e Astirit, Qyteti i Studentit, Sauku, dhe Liqeni Artificial Vetëm në muajin prill, në Tiranë u arrestuan 6 shpëndarës droge.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024