Krimi 'mollë sherri' PD-PS në FB
Rama: Ju mbështesni rrugaçërinë!

Krimi 'mollë sherri' PD-PS në FB<br />Rama: Ju mbështesni rrugaçërinë!
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë vijuar edhe sot, ‘sherrin’ mes tyre përmes postimeve në rrjetet sociale, dhe këtë herë tema e relikave mes tyre ka qenë gjendja e kriminalitetit në vend.

Gjithçka ka nisur me deklaratën e bërë sot nga koordinatorja e PD, Silvi Bardhi e cila akuzonte qeverinë për rritje të kriminalitetit në vend. i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës në Twitter i cili u shpreh se sulmet e shpifjet e vazhdueshme të opozitës ndaj Policisë së Shtetit, vetëm sa inkurajojnë krimin.

Nuk ka vonuar replika e kreut të opozitës Basha i cili po në rrjetet sociale, ka akuzuar qeverinë dhe konkretisht kreun e saj Rama se bashkëpunon me krimin, ndërsa nënvizon se “kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin.”

Rama: Sulmet e PD ndaj Policisë mbështetje morale për krimin 
Përmes rrjetit social "Twitter" Kryeministri Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kordinatores së PD, Silvi Bardhi mbi policinë dhe sigurinë e rendin në vend.

Deklaratën, Rama e ka vlerësuar si sulm të vazhdueshëmplot shpifje e ofendues të SHQUP-it ndaj Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Rama i ka cilësuar këto deklarata si mbështetje morale për krimin e për rrugaçërinë
 
Basha: Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, sa i përket situatës së krimit në vend. Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se krimi dhe rrugaçët hanë e pinë në një tavolinë me kryeministrin, duke shtuar se kriminelët dhe Rama ndajnë favoret dhe shtetin si plaçkë lufte. Sipas Bashës, “kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin.”

“Krimi dhe rrugacet hane e pine ne nje tavoline me kryeministrin, ndajne favoret dhe shtetin si placke lufte me kryeministrin, jane futur ne polici, administrate dhe Kuvend per hesap te kryeministrit dhe i bejne karshillek ligjit, policise dhe me raste edhe ortakut kryeminister. Kur gishti tregon henen budallai tregon gishtin.” shkruan Basha në Facebook. 

basha fb
 
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon