I riu ka deklaruar se e ka vrarë të atin të dielën që lamë pas, pasi ai i kishte thënë që të martohej dhe se nusen do ta kishin të dy bashkë.
“E vrava, pasi pasditen e 22 dhjetorit rreth orës 17:00 kur po shkarkonim materiale tek oborri i shtëpisë nga 'dumdum' më thaë 'martohu dhe nusen do e kemi të dy'. E godita disa herë me çekiç dhe e fsheha në bagazhin makinës dhe e hodha në liqenin e Farkës. Pas vrasjes u largova për në Kukës. Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai”, ka thënë autori i krimit para trupës gjykuese.
Nga ana tjetër, avokati i 28-vjeçarit, Fran Dashi, kërkoi që të bëhet ekspertiza psiko-ligjore e autorit të krimit për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë së tij.
"Ne sapo dolëm nga seanca gjyqësor e vlerësimit të ligjshëm të caktimit të masës për Selman Aliajn. Është një vepër e rëndë. Duhet një akt ekspertimi për të caktuar shkallën e përgjegjshmërisë së tij, për të provuar nëse janë të vërteta ato që deklaroi autori", tha avokati Dashi.
Selman Aliaj sot para gjykatës
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







