ITALI- Një krim horror tronditi banorët e provincës së Rovigos dhe jo vetëm më 28 korrik, ku një 72-vjeçar shqiptar i identifikuar nga autoritet italiane si Shefki Kurti u gjet i copëtuar pranë lumit Adigetto. U gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorit të këtij krimi makabër.
“Pse u vra i moshuari dhe ku u vra?”, këto janë pyetjet kyç për zbardhjen e ngjarjes në të cilat janë fokusuar hetimet e policisë italane.
Bazuar në deklaratat e hetuesve, copëtimi i një kufome shkakton gjakderdhje të madhe, ndaj dhe është e pamundur që vrasësi ta pastronte kaq mirë vendin duke mos lënë asnjë shenjë. Në fillim u duk se ishte kryer në një mënyrë shumë të vrazhdë, pra nga një dorë që nuk duket eksperte. Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Kjo pasi u gjet koka dhe një copë trupi me tatuazh, gjë që lë të kuptohet identiteti i viktimës.
Megjithatë, ende nuk është mundur të gjendet vendi i saktë se ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme. Për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes janë pyetur fëmijët e viktimës, ku sipas djalit të tij, Arbenit, ose i njohur si Benni dhe vajzës së tij Alketa, baba i tyre nuk kishte armiq. Dikush në realitet, duhet ta ketë urryer aq shumë Shefki Kurtin deri në atë pikë sa ta vrasi pa mëshirë, duke copëtuar kufomën e tij dhe më pas duke e hedhur trupin e tij në një kanal, me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.
Autopsia do të zbulonte edhe armën e vrasjes dhe atë të përdorur për asgjësimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra , mund të jetë edhe një sharrë rrethore.
Sipas autoriteteve, Kurti kur është larguar nga banesa nuk e ka marrë me vete celularin. Edhe makinën e kishte në garazh. Autoritetet po hetojnë financat e familjes, për të zbuluar nëse kanë ndonjë borxh. Sipas hetimeve çifti i të moshuarve jetonin me një pension prej 1 mijë Eurosh në muaj, por nuk kanë pasur problematika nga ana financiare.
72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.
O zot si mund te behet nje krim I tidhe .ta presesh njeriun copa copa .nuk e di keta njetez qe bejne keto krime thua I ze gjumi naten apo vrasin dhe flejne rehat .uroje qe autoritete itajane ta gjejne sa me shpejt ose ta zbardhin sa me pare kete krim te shemtuar
Përgjigju