Krimi horror në Dajt, del FOTO e djalit të Marjetës (që dogji të gjallë Menduh Kurt-Dedën) me dëshmitarin kyç: S’jam shefi, por miku yt më i mirë

Krimi horror në Dajt, del FOTO e djalit të Marjetës (që dogji të gjallë Menduh Kurt-Dedën) me dëshmitarin kyç: S’jam shefi, por miku yt më i mirë

Vrasësi Besmir Karaj (me mjekër) dhe dëshmitari Faik Stojna

TIRANË- Report Tv sjell foton e Besmir Karajt, autorit që dogji të gjallë Menduh Kurtdedën në 2017, me urdhër të mamasë së tij, Marjeta Karaj, për një borxh prej 1 mln lekësh. Në një vëzhgim të bërë në profilin e tij në Facebook, Besmiri shihet që shpesh ka publikuar foto nga Kisha e Laçit, e ndërsa mes tyre veçohet edhe fotoja që ka postuar me Faik Stojnën. Ky i fundit ishte i dashuri i mamasë së tij dhe marrëdhënia e tyre ishte aq e mirë, saqë vetë Marjeta dhe Besmiri i kishin besuar shumë duke i rrëfyer për krimin që kishin bërë në zonën e Dajtit.

Besmiri gjithashtu punonte edhe si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut.

“Me shefin”, shkruan Besmiri, në foton krah Faikut.  Ky i fundit i përgjigjet “nuk jam shefi yt, por miku më i mirë deri në infinit (pafundësi”. 

Mirëpo kjo miqësi e tyre, duket se ka pësuar krisje, pasi ka qenë vetë Faik Stojna që me dëshminë e tij ka zbardhur të gjithë ngjarjen.  Ai e kishte njohur Marjetën kur ajo ishte sekretare në shoqatën bamirëse për fëmijët e ushatarakëve dhe viktima Menduh Kurtdeda ishte drejtuesi. Marjeta është zënë me Faikun, por për një borxh e madje e ka kërcënuar se nuk do ta jepte “do ta digjte si Menduhun”. Kjo deklaratë e marrë nga përgjimet, ka orientuar policinë që të shkojë drejt autorëve dhe porositësit. Faik Stojna u “zbërthye” para hetuesve duke treguar të gjithë historinë me detaje, siç vetë Marjeta dhe Besmiri ia kishin treguar. Ai nuk ka qenë në vendngjarje, por ka shërbyer si dëshmitari kyç për policinë. E ndërsa ndaj tij nuk ka një urdhër arresti, ndonëse nuk ka rrëfyer për krimin për të cilin ishte në dijeni.

"Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e Besmir Karajt i cili në bashkëpunim me një person tjetër, në maj të 2017, e kanë marrë dhe hipur Menduh Kurt-Dedën në automjetin tim Ford Focus, dhe e transportuan në Kodër Shupal. E lidhën të ndjerin me një zhinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve, dhe pasi e spërkatën me benzinë, ushtruan presion për kthim e borxhit Marjetës. Në kushtet kur Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin, djali Marjetës që ioshte bashkë me shokun e tij Gazmir Ngota, i ka vënë flakën me çakmak, trupit të Menduhit. Këtë fakt e kam mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe dhe mamaja e tij Marjeta Karaj", ka rrëfyer Stojna para hetuesve. 

E njëjta dëshmi si Faiku, është dhënë edhe nga Gazmir Ngota, shok i Besmir Karajt, i arrestuari tjetër dhe pas përputhjeve me provat, është bërë arrestimi i Marjeta Karajt, e ndërsa Besmir Karaj vijon në kërkim.

Si ndodhi ngjarja
Viktima Menduh Kurt-Deda ishte pronari i një OJF-je dhe Marjeta punonte si sekretare aty. Mes tyre, ka pasur mosmarrëveshje  në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Marjeta pretendonte për një borxh prej 1 mln lekësh, e ndërsa viktima e mohonte një fakt të tillë. Duke qenë se Menduh nuk po i jepte lekët që Marjeta pretendonte se i kishte borxh, e ka përfshirë edhe djalin e saj Besmirin Karajn dhe shokun e tij, Gazmirin Ngota. Të dy së bashku në maj të 2017 e kanë marrë Menduh Kurt-Dedën më makinën Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh, në pronësi të Faik Stojnës, por që përdorej nga Besmiri dhe e kanë transportuar në vendin e quajtur Kodër Shupal, e kanë lidhur me zinxhir qeni dhe e kanë djegur për së gjalli.

Komenti ne Facebook

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndricim Cakalli: 23/12/2022 07:38

    Sa keq qe ska denim perjet per femra

    Përgjigju
  • Rrapo: 22/12/2022 00:54

    Qirse papame Marjeta.

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 21/12/2022 12:15

    O. Marjet. ti ta. fik. QIRIRIN..????????

    Përgjigju
  • Artan: 21/12/2022 00:46

    Gjithe dashnoreve te vet u jepte borxhe kjo.

    Përgjigju
  • Or tej: 20/12/2022 18:19

    Gjithe keto dashnore kjo shkarravine or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Shume e vuxhutshme kjo Marr Jeta-ên: 20/12/2022 15:04

    Kjo Marieta qe ta merr jeten, te gjithe dashnoret i paska patur me aprovimin e te birit. Sa paska zhduk njerin paska kap me vrap tjetrin.

    Përgjigju
  • Paul: 20/12/2022 14:23

    digjeni te gjalle ate qe vrau,,nuk meriton ai djale te rroje ne jete...

    Përgjigju
  • test: 20/12/2022 13:28

    si Lek Plepi

    Përgjigju
  • Turi: 20/12/2022 13:24

    Njerezimi po katandiset ne mizerje , nuk ka as rregull as respekt nga ky moment ne nuk mund te quhemi humane sepse nuk jemi te tille . Te arrij nena qe te nxit djalin per te kryer nje krim makaber kundrejt nje njeriu per 5 leke te qelbura ky eshte fundi botes . Degradimi i shoqerise ka ardhur nga vendet e zhvilluara qe mbi cdo gje komandon vetem leku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro