61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë

Një ngjarje si ajo e vrasjes së 61-vjeçarit, Menduh Kurdeda, e ndodhur më shumë se 5 vite më parë, sigurisht që shfaqte vështirësi të madhe në zbardhje, por sepse sigurisht mundësia për ta provuar me fakte bëhet shumë e vështirë.

Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa ngjarje të tilla zbardhen përmes lidhjes së detajeve të vogla, të të qenit të vëmendshëm të hetuesve. Në një lidhje me Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Softa thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje mund të kenë ndihmuar perceptimet telefonike, të cilat kanë dhënë të dhëna që më pas janë ballafaquar me fakte të tjera derisa është dalë në përfundim.

“Shumë ngjarje që janë zbuluar mblidhen provat, të dhënat dhe mbeten në dosje. Ato janë aty për tu përdorur. Fakti që kanë qenë disa interceptime telefonike, ku ndërthuren telefonata atëherë, ndodh që nga një grup, të zbulohet një grup tjetër dhe nga kjo rikthehesh për të kapur persona të caktuar.  Nga kjo rihapet dosja dhe deklarimet e personave që rrëfehet për një ngjarje të caktuar kthehet tek dosja dhe bëhet verifikimi dhe ndërthurja e të dhënave.  Për tu rikthyer tek ngjarja e fundit, ajo e krimit të rëndë në Tirana e para 5 viteve. Nëse zinxhiri të dhënave që ka pasur policia është përputhur, pra fakti që është lidhur personi, apo që mund të ketë ndonjë fotografi përmes kamerave afër vendit ku është djegur persona, pamje nga një pikë karburanti ku të akuzuarit kanë furnizuar makinën me benzinë sipas dëshmive. Apo edhe detaje të tjera të vogla të lëvizjeve në zonë”, tha ai.

Eksperti kriminalistik thotë se për t’i vënë një pistë të rëndësishme hetimeve tashmë hetuesit kanë dëshminë e njërit prej të akuzuarve që është thelbësore.

“Një dosje mund të jetë e lënë mënjanë sa kohë që provat janë të pamjaftueshme ose nuk ka prova për të ndaluar autori. Këto lloj provash, të dhëna së fundmi nga interceptimet telefonike sollën një rrëfim nga një i penduar, që ka vullnetin të bashkëpunojë me punonjësit e policisë. Rastësia, inteligjenca, faktet mund të ndihmojnë që të zbulohet. Hapësirat dhe mundësitë që policia i ka dhe në bashkëpunim me prokurorinë. Duhet të jenë prova të bindshme të pakundërshtueshme”, tha ndër të tjera për Report Tv Fatjon Softa.

Një borxh prej 1 milion lekësh i ka kushtuar jetën në mënyrë makabre një 61-vjeçari në Tiranë. Menduh Shaban Kurt-Deda u vra në vitin 2017, ngjarje kriminale për të cilën kanë rënë në pranga Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota. Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj, me të cilën kishte krijuar një shoqatë OJQ për të ndihmuar fëmijë jetimë të ushtarakëve brenda edhe përtej kufirit.  Së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, sapo zbuluan se ku ndodhej, arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 19/12/2022 11:44

    vriten njerezit per 1 milion leke,,dhe policia fle gjume ,,,ne polici ka paaftesi dhe bashkepunim me krimin,,,nuk ka si ndodh ndryshe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë