Krimi i pasionit në Tiranë, SHÇBA kryen verifikimet: Punonjësit e policisë s'kanë asnjë përgjegjësi penale

Pas lajmit të publikuar në Report Tv se tre javë para vrasjes Xhuljeta Çuni kishte kërkuar ndihmën e policisë duke denoncuar përndjekësin Xhaferr Mata, ka reaguar dhe Ministria e Brendshme nëpërmjet shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Sipas SHÇBA, efektivët e policisë që kanë trajtuar kallëzimin penal të Xhuljeta Çunit nuk kanë kryer asnjë shkelje ligjore dhe e kanë trajtuar rastin konform ligjit, duke e përcjellë kallëzimin në Prokurorinë e Rrethit. Pasi Prokuroria ka regjistruar materialin e referuar nga policia, ky organ nuk i ka deleguar policisë asnjë veprim shtesë sqaron SHÇBA.

Një ditë më parë, Report Tv zbardhi kallëzimin e Xhuljeta Çunit, e cila mesditën e 6 Majit 2018 trokiti në dyert e komisariatit numër tre u kërkoi që të ndalej Xhaferr Mata si përndjekës dhe person që i kërcënonte jetën. Kallëzimi i Matës më 7 Maj u referua në Prokurori, por nga ai moment nuk rezulton se Xhaferri të jetë marrë në pyetje apo të jetë vënë në survejim.

Paçka se një person në hetim për një vepër të rëndë penale si përndjekja Xhaferr Mata 31 vjeç pati mundësinë të sigurojë një armë pa leje për t’i marrë jetën Xhuljeta Çunit mëngjesin e 8 qershorit, teksa e reja ishte nisur për të dhënë provimin e maturës në Letërsi.

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten.

SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të Policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90.

Njoftimi i SHÇBA

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sajmiri: 17/06/2018 12:29

    Kjo eshte maskarallek policet e xhafes prononcohen vetem kur ka probleme politike me OPOZITEN TURP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë