Vrasja e Xhuljeta Çunit krim i paralajmëruar, dy të rinjtë kallëzuan njëri-tjetrin në polici/Ja dy paditë

Report Tv zbardh detaje të reja për vrasjen e 19-vjeçares, Xhuljeta Çuni nga ish i dashuri i saj, Xhaferr Mata, i cili më pas qëlloi edhe veten me një plumb në kokë. Ekzekutimi i saj mund të cilësohet pa frikë si një vrasje e paralajmëruar, pasi e reja kishte denoncuar në policinë e komisariatit nr.3 në kryeqytet, 31-vjeçarin për përndjekje.

Ajo ka kërkuar mbrojtje nga policia pasi ndjehej e kërcënuar nga Xhaferr Mata i cili pas ndarjes i kërkonte kthimin e parave të marra borxh. Pas kallëzimit nga Xhuljeta Çuni në datën 7 prill 2018, procedimi ndaj Xhaferr Matës është zhvilluar në gjendje të lirë. 

Më datë 07.05.2018, u referuar materiale në Prokurorinë e Tiranës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xhafer Taip Mata, i datëlindjes 01.05.1987, banues në Tiranë, me arsim të lartë, sepse në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën Xhuljeta Sulejman Çuni, e datëlindjes 24.11.1999, banuese në Tiranë, me arsim 12 klasë.

Njoftimi i policisë për padinë e Xhuljeta Çunit ndaj Xhaferr Matës

Ndërsa nga ana tjetër, 14 ditë më pas, Xhaferr Mata ka kallëzuar Xhuljeta Çunin se i kishte marrë një shumë parash në paund duke e mashtruar. 

Report Tv sjell njoftimin e policisë të datës 21 maj 2018, ku janë referuar materialet për Xhuljeta Çunin me akuzën e mashtrimit. Më herët, në datën 7 maj 2018, ka qenë e reja e cila ka kallëzuar Matën në polici. 

Njoftimi i policisë në 21 maj 2018
Më datë 21.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen XH.Ç, vjeç 19, banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ish bashkëshortit XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një shumë paund. Neni 143 i Kodit Penal. 

Rreth tre javë pas kësaj padie të bërë nga Xhaferr Mata, 31-vjeçari, baba i një fëmije dhe i divorcuar, ekzekutoi mëngjesin e 8 qershorit Xhuljeta Çunin, e cila ishte nisur për në provimin e maturës shtetërore. Nëse dy të rinjtë do ishin mbajtur në vëzhgim, ose ndonjëri prej tyre do kallëzohej penalisht, mund të ishte parandaluar krimi tronditës.

SHÇBA hetim policëve
Paralelisht, SHÇBA ka nisur një hetim ndaj punonjësve të policisë të komisariatit nr.3 në kryeqytet, për veprimet dhe mosveprimet e tyre në administrimin e këtyre dy padive, të cilat kanë paralajmëruar javë më parë vrasjen e dyfishtë në Tiranë. Ndërsa janë duke u intervistuar të gjithë punonjësit e policisë që kanë trajtuar këtë çështje, e cila përfundoi për fat të keq me dy viktima. Xhuljeta Çuni ka denoncuar pikërisht në komisariatin nr.3 se në kohë dhe vende të ndryshme, ai, Xhaferr Mata e përndiqte dhe e bezdiste.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 12/06/2018 19:25

    Kto gocat e kan si hob te dites ke mund te zhvqsin me shum ka raste per nje inat apo hakmarrje dhe shkaterrim familje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë