TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg për 45 ditë" për Gledo Hotin. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Hoti akuzohet se ka qëlluar me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe mbetën të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Më datë 6 tetor, Policia njoftoi se Geldo Hoti, që tentoi të largohej drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Kakavijes, dyshohet gjithashtu se ka qëlluar në lokalin "Monopol", edhe pse në vendngjarje nuk është gjetur asnjë armë me shenjën e tij.
Para trupës gjykuese, Hoti ka thënë se nuk ka qëlluar gjatë kohës kur ishte në lokal pasi sapo kishte parë dy personat me armë ishte futur poshtë tavolinës nga frika.
Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo, që është i dyshuari kryesor për këtë vrasje. Në njoftim e Policisë, thuhej se Geldo Hoti, ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon Bilo dhe Fabjol Alushin.
Ditën e djeshme, Gjykata dha masën "arrest 30 ditor" nga spitali për biznesmenin e plagosur Ervis Martinaj dhe "burg pa afat" për Eljon Haton.
NGJARJA
Në ngjarjen e 5 tetorit, Geldo Hoti ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.
Në tavolinën tjetër ndodhej Ervis Martinaj me truprojën e tij, Fabjol Gaxha dhe Eljon Hato. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Ervin Mata u shkëput me nxitim nga tavolina e tij duke goditur me grushte Gaxhën.
Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik. I pari që nxori armën dhe hapi zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi ky i fundit mori një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën.
Për ngjarjen në tre persona janë në kërkim: Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo.
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg për 45 ditë" për Geldo Hotin.
I pyetur nga trupa gjykuese mbi ngjarjen, Hoti është shprehur se nuk ka qëlluar askënd gjatë kohës kur ishte në lokal me Ervin Matën dhe Redi Popescun pasi sapo ka parë dy persona të panjohur që kanë nxjerrë armët ishte futur poshtë tavolinës nga frika.
Nuk kam qëlluar askënd kur ishim në lokal me Ervin Matën, me Mervjol Bilon dhe me Redi Popescun. Ai na qerasi me një verë. Erdhën dy persona që si njihja dhe thanë: Askush të mos lëvizë!. Dhe më pas nxorrën armët. Në atë moment u futa poshtë tavolinës nga frika. Në Greqi ika se do merrja një pajisje por jo se doja ti fshihesha hetimit.
Gledio Hoti